Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeBDI nis procesin për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degës së...

BDI nis procesin për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degës së Çairit dhe Sarajit

Gjatë javës së kaluar Kryesia e BDI-së ka mbajtur mbledhje, por pa praninë e “grupit të zjarrit”. Burime të TV21 tregojnë se këtu mes tjerash është diskutuat edhe përjashtimi i fraksionit “grupi i zjarrit” nga organet e partisë, e për këtë mendim shumica kanë qenë “pro”.

E deri sa përjashtimi i tyre me sa duket ende mbetet çështje në diskutim, TV21 mëson se këto ditë Bashkimi Demokratik për Integrim ka nisur përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve për zgjedhjen e kryetarëve të rinj në degët që drejtpërdrejt janë nën kontrollin e figurave kyçe të “grupi i zjarri”. Kjo nënkupton se “vatrat e zjarrit” mund të shuhen në Çair, në Saraj, po ndoshta edhe në Butel. Procesin do ta koordinojë Ejup Rustemi, ndërsa gjithçka duhet të përfundojë gjatë muajit qershor.

Po kush mund ta trashëgojë postin e kryetarit të degës së Çairit, një ndër bastionet më të fuqishme integriste, të cilin deri më tani e ka drejtuar Izet Mexhiti? Janë disa emra që përfliten. Adrijan Muça është njëri prej kandidatëve të mundshëm, e për të cilin burimet thonë se gëzon mbështetjen e Bujar Osmanit. I dyti është Abdylselam Selami, për të cilin thuhet se e ka mbështetjen e Artan Grubit. E kandidatura e tretë potenciale, për të cilën thuhet se ka mbështetje nga të gjithë është Bekim Neziri.

Jozyrtarisht mësohet se edhe një grup njerëzish të afërt me Nazim Bushin ka këmbëngulur për ta marrë në drejtim degën e Çairit, por burimet thonë se ky grup mund ta përkrahë edhe kandidaturën e Bekim Nezirit. Përndryshe, siç mësohet, Bekim Neziri nuk ka shumë interes për ta marrë detyrën për ta udhëhequr degën e Çairit, por se e ndjen obligim për ta ndihmuar partinë./TV21

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit