Anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime i dhanë sot dritë jeshile propozimit që Jovan Mitrevskin, Antonio Milloshoskin dhe Vesna Bendeskën të emërohen për nënkryetar të Kuvendit. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk ka propozuar kandidat të sajin për nënkryetar të Kuvendit.
Propozimi i Komisionit në fjalë për nënkryetarët e Kuvendit pritet së shpejti të jenë në rend ditë në seancë plenare.
Mos kandidimi i nënkryetarit të Kuvendit, si duket tregon një pjesë të strategjisë së veprimit të BDI-së me shumicën e re kuvendore.
Në kuadër të kësaj strategjie, BDI do të bashkëpunon me VMRO-DPMNE-në, por jo edhe me VLEN-in, si pjesë e qeverisë, me arsyetimin se VLEN ka shkelur vullnetun e shumicës parlamentare.
Për shembull, BDI përkrahi Ligjin për riorganizimin e ministrive, duke siguruar dy të tretat e votave për këtë Ligj, por e ka bë të ditur se nuk do të përkrahë Propozimin për ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale të propozuar nga VLEN, sipas të cilit në komuna të mos mbahen zgjedhje të reja lokale, nëse kryeatarii komunës mer post tjetër, por ndërkohë i ka kaluar gjysma e mandatit (më shumë se dy vite). Bashkë me BDI-në, këtë ligj kanë paralajmërouar se do e refuzon edhe LSDM.
Athua cila është prapavija e kësaj strategjie të BDI-së, që në tërësi nuk po përkrahte as nga partnerët e saj të koalicionit brenda Frontit Evropian? Njohësit e rrethanave nuk përjashtojnë mundësinë që shkaku për këtë të jenë rezultatet e anketës së parë të realizuar pas zgjedhjeve, që tregon se Fronti Evropian dhe VLEN janë barazuar me rejting, kurse BDI e vetme ngecet mjaft pas VLEN-it.
Ankta e parë pas zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni i realizuar nga organizata IPSOS, i ka nxjerr të dy koalicionet, VLEN-in dhe Frontit Evropian me nga 11% mbështetje te qytetarët.
Ajo që bie në sy nga të dhënat e këtij sondazhi është se për herë të parë, pas shumë vites, dy blloqet politike të udhëhequra nga partitë shqiptare ndajnë mbëshetje të barabartë.
Një situatë e ngjashme kishte ndodhur në vitin 2008, kur sondazhet tregonin mbështetje të barabartë mes PDSH-së në pushtet dhe BDI-së në opozitë, 8% me 8%.
Nëse analizohen të dhënat e fundit të sondazhit të realizuar nga IPSOS, mbështetja për BDI-në është më e ulët se ajo e koalicionit VLEN, pasi i gjithë Fronti Evropian i cili ngërthen në vete disa parti, është barazuar me koalicionin rival.
Sondazhi i IPSOS është realizuar në terren në periudhën prej 10.05.2024 deri 20.05.2024 në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Nga të anketuarit që deklaruan se sigurisht do të dilnin për të votuar, rezultatet janë si më poshtë:
Koalicioni “Maqedonia Jote” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE 47%
Koalicioni “ E Ardhmja Evropiane” e udhëhequr nga LSDM 15%
Koalicioni “Fronti Europian” i udhëhequr nga BDI 11%
Koalicioni “VLEN” 11%
Mirëpo koha do të tregon nëse strategjia e BDI-së për të bashkëpunuar me VMRO-në dhe LSDM-në, duke injoruar bashkëpunimin me VLEN do t’i sjellë më shumë pikë, apo do ta dëmton edhe më tepër në sytë e opinionit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ndoshta është mirë ta shqyrtojnë edhe një herë!