Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeBatalioni i forcave speciale “Ujqit” e rrahin kapitenin shqiptar dhe tentojnë ta...

Batalioni i forcave speciale “Ujqit” e rrahin kapitenin shqiptar dhe tentojnë ta fshehin rastin

Alsat mëson se kandidati shqiptar për t’u bërë pjesë e Batalionit të forcave speciale “Ujqit” në ARM është rrahur brutalisht nga kolegët e tij, shkruan Alsat.

E gjithë kjo ka ndodhur në kuadër të kursit seleksionues që ditëve të fundit po zhvillohet në ARM, përkatësisht në Shtabin e Përgjithshëm.

Identiteti i kapitenit shqiptar, i njohur për redaksinë tonë flet për një person me përgatitje të larta profesionale, i dëshmuar në shumë trajnime brenda dhe jashtë vendit dhe i sistemuar në ARM falë diplomimit me sukses në Akademinë Ushtarake.

Burimet tona bëjnë të ditur se kapiteni shqiptar është dërguar në mënyrë spektakulare nga Krivollaki në Spitalin Psikiatrik në Bardovcë.

Qëllimi sipas të njëjtave burime, por që duhet konfirmuar nga hetimi përkatës ka qenë që ai të paraqitet si person me të meta psikike, që do t’i kushtonte rëndë në karrierën e tij profesionale. Megjithëse nga spitali në fjalë mësojmë se i është konstatuar gjendje stabile psikike dhe pa të meta, raport mjeko-ligjor i cili mund të rrënojë skenarin e “Ujqërve”.

Personi përgjegjës që është dashur të evidentojë rastin, e që për ters ka qëlluar të jetë shqiptar brenda natës është zëvendësuar me maqedonas. Kështu të paktën thonë burimet tona të cilat Shtabi i Përgjithshëm nën kompetencë të kujt veprojnë “Ujqit” nuk i kanë konfirmuar apo përgënjeshtruar. Aparati celular nuk i është dhënë, me qëllim që kapiteni të shmang kontaktet deri sa gjendja të vihet nën kontroll, por më pas është tentuar që ai t’i kthehet jashtë procedurave brenda ushtarake, përkatësisht jashtë protokolleve institucionale.

Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte asnjë koment për rastin. Jo zyrtarisht mësohet se në procedurë është formimi i komisionit disiplinor i cili duhet të konstatojë veprimet e të paktën gjashtë pjesëtarëve të njësisë elitare “Ujqit”. Gjatë ditës kapiteni shqiptar është transferuar në spitalin ushtarak në Shkup.

“Ujqit” janë njësia e paprekshme për etnitë e tjera në ushtri e posaçërisht për shqiptarët. Njësiti që ekziston nga viti 1994 është përbetuar se në radhët e tyre nuk guxon të ketë shqiptar, por në seleksionimin e fundit numri dhe rezultatet e kandidatëve shqiptarë kanë qenë dukshëm më të favorshëm në krahasim më rezultat e kandidatëve të tjerë. Motivi për sulmin brutal ndaj kapitenit shqiptar nuk përjashtohet të jetë frikësimi edhe i kandidatëve të tjerë që të tërhiqen nga gara

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit