Mexhiti: Brenda VLEN-it ka unitet të madh, pas zgjedhjeve mund të bëhemi një parti –
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, është shprehur se brenda koalicionit VLEN mbretëron unitet i madh dhe nuk ka kurrfarë ndasish. Në intervistën për radion Kanal 77 Mexhiti ka thënë se uniteti mes partive anëtare në VLEN është aq i lartë, sa që pas zgjedhjeve mund shkrihen në një parti të vetme.
Sipas Mexhitit, uniteti brenda VLEN është më i madh se uniteti brenda Frontit Evropian, madje duke bë parashikim se ky Front mund të shpërbëhet. Në të njëjtën intervistë, Mexhiti flet edhe për negociatat me VMRO DPMNE për formim të qeverisë së ardhshme, por edhe për çështje tjera aktuale politike.
Kjo deklaratë e Mexhitit nuk duhet të përfundojë vetëm si deklaratë po të ketë përpjekje drejt jetësimit të kësaj ideje që e kërkon qytetari nevojtarë. Qytetarët e dhanë përgjigjen e tyre e vlerësuan bashkimin prandaj edhe shkrirja drejt një partie të re.
Bashkimi opozitës shqiptare dha rezultat –
Populli shqiptarë gjithmonë kanë qenë ithtarë të bashkimit, madje para disa viteve si pasojë e mos bashkimit të opozitës së atëhershme votuesi shqiptarë këtë revoltë e shprehi duke votuar parti maqedonase, dhe një numër i madh votash iku nga kampi shqiptarë drejtë atij maqedonas. Ky bashkim i opozitës shqiptare në emërimin e përbashkët Lidhja Evropiane për Ndryshim ndikoi që gjitha votat do të kthehen në vendin e tyre në kampin shqiptarë. Dhe, kjo duhet të ndodhë sepse ishte i pakuptimtë garimi i partive maqedonase në terrenin shqiptarë.
Lëvizja Besa si parti opozitare e fuqizuar jashtë mase, kreu i kësaj partie për herë të parë arriti ta fitojë BDI-në dhe ta “dëbojë” nga selia e partisë. Tetovën e fitoi Bilall Kasami në garë me pushtetin në krye me Teuta Arifin. Por, Lëvizja Besa siduket ka rikthyer shpresën te qytetarët përgjatë kësaj periudhe të qeverisjes kjo parti është fuqizuar edhe më shumë dhe siduket qëndron fuqishëm në rajonin e Pollogut, zona prej ku del edhe numri më i madh i deputetëve shqiptarë. Gjë që rezultoi suksesshëm edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare 8 maj
Nga ana tjetër Alternativa dhe Lëvizja Demokratike së bashku reflektuan se qëndrojnë fuqishëm në zonën 1 dhe 2, zona që poashtu nxjerrën numër të konsiderueshëm të deputetëve shqiptarë, madje LD duke fituar bindshëm në zonën 1.
Kjo nënkupton që konsolidimi i opozitës shqiptare ndikoi në një shtrirje ideale në zonat posaçërisht të populluara me shqiptarë. Dhe, ky rezultat nuk duhet të shkoj për huç por duhet të jetë forcë shtytëse drejt krijimit të një partie të fuqishme në bllokun shqiptarë.
Kujtojmë që, bashkimi opozitarë ishte një strehë e qytetarëve të dëshpëruar nga pushteti si dhe ndikoi në rikthimin e votës shqiptare që kishte ikur në kampin maqedonas. Shqiptarët e duan bashkimin prandaj edhe ishin pro secilit bashkim. Dhe, kur një koalicion i tillë ndikoi qartazi në fitimin e një numri të madh të deputetëve për opozitën shqiptare mund të paramendohet çfarë do të sjellë krijimi i një partie të vetme.
Do të ketë fuqizim, një lider, një ide, një qëllim, e të gjitha këto do të harmonizohen vetëm me shkrirjen e VLEN në një parti. Pjesën tjetër do ta vlerësojnë vetë qytetarët, pasi shqiptarët kanë vuajtur shumë nga bajraktarizmi i stërtepruar duke prodhuar lider mëhallash, tani është momenti i duhur për të bërë ndryshimin e duhur.