Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeBanorët e Nikushtakut kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal të Likovës...

Banorët e Nikushtakut kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal të Likovës për shkak të deponisë

Shtatë këshilltarë të komunës së Likovës kanë dorëzuar kërkesë për mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës, me kërkesë për zhvendosjen e deponisë së egër në fshatin Nikushtak.

“Sipas nenit 40, pika 4 e Ligjit për Vetqeverisje Lokale, kryetari i këshillit komunal Zekirja Shahini është i detyruar që të thërrasë mbedhje të jashtëzakonshme dhe të diskutoj mbi temën e kërkuar Rilokimi i deponisë së egër në fshatin Nikushtak. Mbetet detyrë e Kryetarit të këshillit të informojë këshilltarët për mbledhjen e jashtëzakonshme dhe njëkohësisht ju bëjmë thirrje mediave që ta ndjekin këtë mbledhje dhe vendimet që do të merren”.

“Rikujtojmë se me datë 26 gusht 2023 nga tymi që dilte nga deponia e egër u shkaktua aksident trafiku me ç’rast u dogjën dy vetura dhe u lënduan disa persona. Deponia e egër është në afërsi prej 1km nga fshatrat Orllancë, Grushinë dhe Nikushtak, ndërsa tymi, era e keqe, dhe qentë endacak janë kërcënim i vazhdueshëm për shëndetin dhe sigurinë e banorëve”, thuhet në reagimin e banorëve të fshatit Nikushtak.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit