Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeBajrami : Hekuran Murati po manipulon, shifrat me të cilat po mburret...

Bajrami : Hekuran Murati po manipulon, shifrat me të cilat po mburret tregojnë dështim e mospunë

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve se po manipulon me numrat në formë të përqindjeve, raporton gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bajrami ka thënë se përqindja po përdoret për të “fshehur dështimet” dhe kritikoi për mënyrën e shpenzimit të buxhetit.

“Hekuran Murati paska manipuluar sërish me numrat në formë të përqindjeve. Për të, interpretimi i shifrave faktike në vend se ta tregojë gjendjen reale bëhet instrument për të manipuluar syrin e militantit, ndërsa realiteti shihet qartë për ata që duan të shohin. Në fakt, kushdo që jeton në Kosovë e din se zhvillimi infrastruktor i shtetit është lënë në harresë nga një qeveri e cila po e përfundon mandatin 4 vjeçar vetëm me përurimin e urës së vogël të Staradranit dhe me ndërtimin e katër çerdheve nga 160 të premtuara”, shkroi ajo.

Deputetja e LDK-së më tej ka parashtruar pyetje se ‘a e di Murati se paaftësia për të shpenzuar një buxhet të planifikuar nuk është arritje me të cilën mund të mburresh por cilësohet si dështim, mungesë vizioni dhe simptomë e keqmenaxhimit?”.

“Hekuran Murati paska thënë se shpenzimet buxhetore për vitin 2023 janë rritur me 13% në krahasim me një vit me herët, por do të ishte më fer të tregohej se këto shpenzime, duke e përfshirë edhe lëmoshën e shpërndarë në fund të vitit, arrijnë shumën totale prej 2.966 miliardë euro, apo saktësisht 342 milionë euro me pak se buxheti i planifikuar (3,238 mld euro).

Në vijim, ai paska thënë se shpenzimet kapitale na qenkan rritur për 32% në krahasim me vitin 2022 dhe, nëse kjo është e saktë, i bie që në total janë shpenzuar 557 milionë euro apo 262 milionë euro me pak se buxheti i planifikuar (819 mil.euro).

A e din Hekurani se paaftësia për ta shpenzuar një buxhet të planifikuar nuk është arritje me të cilën mund të mburresh por cilësohet si dështim, mungesë vizioni dhe simptomë e keqmenaxhimit?”, shkroi më tej deputetja Bajrami.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/100045087034325/posts/pfbid08W3xazGQvMGW9oDEagyWaTu8pmwQc2CNKM5dBtMRNoaFoMS2aBzaVYgdukCKGoMtl/?app=fbl

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit