Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteBota e artitBaden-Austri: Hapet ekspozita “Solidariteti si rezistencë” e artistit Mentor Berisha

Baden-Austri: Hapet ekspozita “Solidariteti si rezistencë” e artistit Mentor Berisha

Më 20 shtator u hap ekspozita “Solidariteti si rezistencë”, e artistit Mentor Berisha, nga GR HR Dr. Ernst Schebesta në Teatrin am Steg, Johannesgasse 14, 2500 Baden.

“Solidariteti si rezistencë” është titulli i ciklit të punës, të cilin piktori e ka zhvilluar viteve të fundit, e që fokusohet në temën e “ngritjes së senzibilizimit të grupeve të ndryshme socio-kulturore në Kosovë në vitet 1990”.

Mentor Berisha njihet për përmbajtjen e saj shprehëse dhe kompozimet që përcjellin përshtypje shumëdimensionale me hijezimin e saj në stilin e ekspresionizmit modern dhe vendosjen specifike të dritës.

Ekspozita vazhdon deri më 1 tetor në Teatrin am Steg, Johannesgasse 14.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

„Solidariteti si rezistencë“ është cikli i punimeve të Mentor Berishës, të realizuara gjatë viteve të fundit në pikturë, dhe ka për fokus temën e sensibilizimit të grupeve të ndryshme sociale-kulturore, përgjatë viteve 90-ta në Kosovë.

Mund të jetë art në lidhje me: 4 persona

Ky cikël përmban motive nga „Falja e gjaqeve“, të shumë familjeve tradicionale shqiptare, aksion i pajtimit gjithëpopullor si akt kundër së keqes (gjakmarrja), i nisur nga një grup intelektualësh të udhëhequr nga prof. Anton Çetta, si dhe „Greva e Minatorëve të Minierës së Trepçës“, si akt solidar i punëtorëve shqiptarë kundër regjimit të atëhershëm, që rezultoi më vonë me largimin e tyre nga puna, duke thyer çfarëdo konvente ndërkombëtare mbi organizimin sindikal.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "Baden liebt Kultur"

Në motivet e këtyre cikleve gjendet një histori kulturore e trashëgimisë kosovare, që përmes laboratorit krijues artistik rigjejnë rrugën e kthimit në kohën tonë. Ato na rishfaqen si arketipe identitare përmes një stili mjaft të veçantë, siç është ekspresionizmi modern, ku pikturat shprehin më tepër se anën e tyre dydimensionale. Mentor Berisha, në këtë cikël përdor një teknikë të veçantë, `spachtel`, duke pikturuar `Alla Prima`; piktura që manifestojnë një strukturë plastike pikturimi që dalin nga tehu elastik përbrenda e paralelisht me sipërfaqen e kanavacës. Në të krijohen thellësi figuracionesh që kanë avantazhin e dimensionit të tretë – e që mundësohet nga ndikimi i efektit të dritës, e ku vende-vende shtresat e trasha krijojnë korrespondencë me skulpturën.

Mund të jetë art në lidhje me: 2 persona

Mentor Berisha është i njohur për përmbajtjen dhe kompozicionin shprehës drejt një rregulli të ri imazhor me nuanca të ekspresionizmit modern në pikturë, për forcën e thekshme në përzgjedhjen e ngjyrave, vendosjen specifike të dritës në copëza subimazhesh, përmes një praxis-i më të lirë e të hapur çastësor.

Mund të jetë art
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit