Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me raport për aksidentin që ndodhi mbrëmë në Kollar të Kërçovës, në magjistralen Kërçovë – Ohër.
Nga raporti mësohet se në aksident ka ndërruar jetë shkupjani 46-vjeçar, ndërkaq bija e tij është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Më datë 01.03.2024 në ora 18.20 në Stacionin Policor në Kërçovë është denoncuar se në rrugën magjistrale Kërçovë – Ohër, tek fshati Kollar, vetura “ford” me targa të Shkupit, me shofer V.N.(46) nga Shkupi ka dalë nga rruga. Pas lëndimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërkaq vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Lëndime të rënda trupore ka marrë edhe bija e tij – e mitur, ka konstatuar Spitali në Kërçovë”, thuhet në njoftim duke shtuar se ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i DPB Kërçovë.