Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeBabai dhe vëllai i Liridona Ademajt informohen nga Prokuroria për rastin: Na...

Babai dhe vëllai i Liridona Ademajt informohen nga Prokuroria për rastin: Na e lehtësoi dhimbjen, morëm siguri më të madh

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka bërë me dije se ka mbajtur një takim me prokurorin në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, në lidhje me rastin e vrasjes së motrës së tij.

Ai ka thënë se bashkë me babain janë informuar për rastin e vrasjes së Liridonës. Familja e Lirdonëse thotë se besojnë te të gjitha institucionet e drejtësisë bë zbardhjen e plotë të rastit.

“Sot mbajtëm takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe u informuam rreth rastit të vrasjes së Liridonës tonë, brenda kufinjëve që lejon ligji.

Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë. U dakorduam që tani e tutje do të kemi takime të rregullta informuese.
Ne i shprehëm falenderimet hetuesëve, prokurores së rastit dhe të gjithë prokurorëve që janë duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit.

Ne besojmë në të gjitha institucionet e drejtësisë dhe mbesim me shpresë që rasti do të zgjidhet në mënyrë profesionale”, ka shkruar Leonard Ademaj.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit