Thursday, May 1, 2025
spot_img
BallinaLajmeAzizi me reagim të ashpër ndaj Ahmetit: Shqiptarët i kanë borxh falënderim...

Azizi me reagim të ashpër ndaj Ahmetit: Shqiptarët i kanë borxh falënderim figurës tragji-komike që zbuloi fytyrën e tij të vërtetë

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, pas qarkullimit të një videoje ku ky i fundit shihet në shoqëri me një person të njohur për sjellje kontroverse. Sipas Azizit, kjo video është “pasqyra më e qartë e mënyrës se si Ali Ahmeti ka udhëhequr me fatin e fëmijëve shqiptarë”.

“Në këtë zgërdhime të Ahmetit me një figurë që i madh e i vogël e njeh si të krisur, u zbulua plotësisht ai që për vite të tëra është paraqitur si udhëheqës i shqiptarëve. Shqiptarët i kanë borxh një falënderim figurës tragji-komike që zbuloi fytyrën e vërtetë të Ali Ahmetit”, deklaron Azizi.

Deputeti i VLEN-it shkon edhe më tej, duke akuzuar liderin e BDI-së se është “anëtar i fshehur i Lëvizjes së Deçanit” me “prapavijë të pastër serbe”, që sipas tij synon përçarjen e trungut kombëtar dhe fetar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Ali Ahmeti jo vetëm që i ka katandisur për tokë të gjitha punët e shqiptarëve, por ka punuar me zell për ta lënë edhe Medresenë Isa Beu pa akreditim – jo nga halli i ligjit, por për ta përdorur fenë si karrem elektoral”, shton Azizi.

Në fund të reagimit të tij, ai akuzon drejtuesit aktualë të BDI-së për tallje me vlerat fetare dhe mashtrim të besimtarëve: “Zoti nuk ta merr shpirtin pa ta marrë fytyrën. Kur je zullumqar, do të nxjerrë para popullit ashtu siç je!”./ Zyrtare.net

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F100008190610189%2Fvideos%2F9707946725915200%2F&show_text=false&width=269&t=0

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit