Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaLajmeAzizi: Ligji i “branitellave” skenar rus dhe serb për destabilizim, sponzorizohet nga...

Azizi: Ligji i “branitellave” skenar rus dhe serb për destabilizim, sponzorizohet nga BDI-ja!

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, dyshon se ligji për “branitellat” është pjesë e një skenari rus dhe serb për ta destabilizuar vendin, shkruan gazeta LAJM.

“Ky ligj ka qenë i propozuar edhe më herët. Është një marrëveshje mes një koalicioni të pashpallur, BDI, LSDM dhe Levica. Përmes ish ministres është propozuar ligji me procedurë të shkurtuar. Është hera e parë në Parlamentin e Maqedonisë, që një subjekt që është pjesë e shumicës është kundër një ligji të tillë dhe lëshon sallën në mënyrë demonstrative për mos me kalu një ligj i cili cënon prish, destabilizon vendin dhe në përgjithësi prish raportet ndëretnike. Në prapa skenë të kësaj ngjarje dhe sponsor I kësaj ngjarje është BDI-ja, përmes LSDM-së dhe e përkrahur nga Levica. Dyshimet e mia janë se skenari është edhe më I gjërë, në kuadër të zhvillimeve botëore dhe konflikteve që po I krijon Rusia dhe Serbia sidomos në pjesën e Ballkanit”, tha Azizi për gazetën LAJM.

Prononcimin e plote mund ta ndiqni ne videon me poshte.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit