Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri ka folur për deklaratën e Bujar Osmanit të BDI-së ku thotë se skena politike në vend ndahet në dy fronte – europiane dhe anti-europiane.
Aziri në “10 minuta” në TV21 tha se me deklarata nuk mbahen frontet, por duhet të bazohemi në veprimet e partive politike.
“Me një deklaratë ose dy nuk mbahen frontet, por do të duhet t’i kemi për bazë veprimet të cilat i bëjnë subjektet politke dhe mbi bazën e tyre të bëjmë vlerësimin se kush çfarë orientimi ka. Ne jemi dëshmitarë të veprimeve anti-europiane të dy subjekteve opozitare maqedonase, siç është VMRO-DPMNE-ja dhe “Levica” (E majta)”, tha Aziri.
Më tej shtoi se si parti “duhet të tregohemi vigjilent dhe në asnjë mënyrë të mos lejojmë të devijojë rruga europiane e vendit”.