Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajme“Aty ku u përkrah më së shumti aty u varros “Ballkani i...

“Aty ku u përkrah më së shumti aty u varros “Ballkani i Hapur”, në Tiranë”

Ideja e Ballkanit të Hapur ishte ide pas së cilës fshihej ideatori(Serbia), pati filluar në mënyrë enigmatike e me thirrje për bashkëngjitje për gjitha shtetet e rajonit, por dështoi pa qenë asnjëherë e suksesshme. Përkrahjen më të madhe ideja e Ballkanit të Hapur e cila kishte lindur në Novi Sad të Serbisë e mori në Shkup dhe Tiranë, asnjë shtet tjetër nuk i besonte kësaj nisme. Por, çuditërisht në vendin ku mori përkrahjen më të madhe, Tiranë, aty edhe u varros kjo ide, sidomos pas Samitit të parë të procesit të Berlinit të mbajtur pikërisht në Tiranë. I pranishëm në Samit ishe edhe kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski, i cili shprehu edhe mirënjohjen e tij për Procesin e Berlinit si ndihmë për integrimin e vendit në BE. Nga ana tjetër, pjesëmarrës në një forum tjetër në Tiranë ishte edhe Arber Ademit, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, i cili theksoi se Parlamenti i RMV-së duhet të përfshihet në Procesin e Berlinit, duke pasur parasysh rolin e tij legjislativ dhe kontrollues në shoqëri. Pra, kemi deklarata që kanë ndryshuar 360 shkallë, nga Procesi i Berlinit në nxitim te iniciativa e Novi Sadit për “Open Ballkan” dhe tani sërish rikthim në Procesin e Berlinit, shkruan Zhurnal.

Deklaratat e politikanëve të Maqedonisë së Veriut bën “kërcim në trampolinë” pas dështimit të Ballkanit të Hapur janë për Procesin e Berlinit –

Integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimi rajonal, ishte fokusi i Samitit të procesit të Berlinit në Tiranë, i cili këtë vit për herë të parë dje më 16 tetor u mbajt jashtë kufijve të vendeve anëtare të BE-së.

Kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe përkushtimin parimor nga Gjermania si një nga aleatët tanë më të ngushtë, si në procesin e bisedimeve për anëtarësim, ashtu edhe përmes procesit të Berlinit si katalizator për bashkëpunimin rajonal, qëllimi i të cilit është lidhja e vendeve të Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian dhe për të ndihmuar në ndërtimin e marrëdhënieve të ndërsjella të bazuara në vlerat evropiane. Liderët diskutuan edhe për përfitimet specifike të procesit të Berlinit, përmes të cilit do të vazhdohet niveli i bashkëpunimit politik, i cili për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin paraqet një element shumë domethënës në rrugën drejt eurointegrimeve.

Gjithashtu, në kuadër të forumit në panelin kushtuar “Përforcimit të Procesit të Berlinit përmes mekanizmave të llogaridhënies”, përfaqësues ishte kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arber Ademi, i cili theksoi se Parlamenti duhet të përfshihet në Procesin e Berlinit, duke pasur parasysh rolin e tij legjislativ dhe kontrollues në shoqëri. Në kontekst të përfitimeve të deritanishme të Procesit të Berlinit, ai vuri në dukje si rezultat pozitiv nënshkrimin e tri marrëveshjeve për mobilitet, të cilat janë ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa theksoi se me zbatimin e tyre, qytetarët kanë përfitime praktike në jetën e përditshme.

Kishte tentime që përmes “Ballkani të Hapur” të zëvendësohej Procesi Berlinit, por dështuan –

Tentimet për të zëvendësuar idenë e Merkelit me atë të Vuçiqit ishin të pakuptimta dhe të panevojshme, madje ishin tejet të dëmshme për vendin dhe rajonin. Prandaj, nuk kishte nevojë për një bashkëpunim të iniciuara nga ide të reja, kur diçka e tillë veçse se ekzistonte qysh nëntë vite më parë. Pasi, Procesi i Berlinit është një nismë e ish-kancelares Angela Merkel të Gjermanisë në vitin 2014, për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në përafrimin e tyre me Bashkimin Evropian.

“Ballkani Hapur” largonte shtetet nga Procesi i Berlinit, gjegjësisht anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Vuçiq bashkë me Ramen tentuan ta kërcënojnë BE-në se kinse paskan alternativa tjera të zhvillimit të rajonit, pra me këtë dërgoheshin mesazhe se munden edhe pa BE-në, e kjo i hapte rrugën e terrenin e përshtatshëm ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.

Nisma e Ballkanit të Hapur fillimisht u quajt Mini-Shengen, nisi më 10 tetor 2019, në Novi Sad të Serbisë, dhe u nënshkrua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Më 29 korrik 2021, ajo u pagëzua me emrin Ballkani i Hapur. Nisma u kundërshtua nga opozita në Shqipëri, dhe u refuzua nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë më herët se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal. Prandaj, edhe kundërshtoi fuqishëm deri sa vetë nismëtarët e kuptuan që gabuan dhe dështuan.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut ka aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 2004. Ka vetëm statusin e vendit kandidat. Ende nuk i ka hapur negociatat për anëtarësim si pasojë e vetos bullgare që kanë të bëjnë me kontestin e hapur kryesisht mbi çështjet historike, tani vetoja është larguar me një marrëveshje që Maqedonia e Veriut t’i fut bullgarët pjesë integrale të Kushtetutës. Pritet që deri në fund të këtij viti të bëhen ndryshimet kushtetuese.

Shqipëria ka aplikuar për anëtarësim në vitin 2009, është shtet kandidat, por ende nuk i ka hapur negociatat për anëtarësim, si pasojë e bllokadës nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut. Shqipëria dhe RMV janë paraparë si shtete bllok të fillojnë negociatat me BE-në. Edhe Mali i Zi është vend kandidat dhe ka aplikuar për pranim në BE në vitin 2008. Serbia, po ashtu, është shtet kandidat dhe ka aplikuar për pranim në BE në vitin 2009. Ndërkaq, Kosova vitin që lamë pas ka aplikuar për anëtarësim në BE por ende nuk e ka marrë statusin e shtetit kandidat.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit