Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeAtentat me armë zjarri ndaj shqiptarit në Greqi

Atentat me armë zjarri ndaj shqiptarit në Greqi

Një shqiptar është plagosur në orët e para të mëngjesit në rrugën Sidhirokastru në zonën Votanikos të Athinës.

Sipas policisë viktima quhet Renis Fajzolli, 34-vjeç. Mësohet se  ai ndodhej në një park ku do të takonte një person të panjohur për autoritet. Ende nuk dihet se çka ndodhur saktësisht, por mësohet se ka qenë vetë Fejzolli i cili ka kërkuar ndihmë nga një patrullë policie që po kalonte në zonë. Ai u tha mjekëve se u qëllua me një pistoletë dhe se nuk i njihte autorët.

Fejzolli u dërgua në spitalin Gjenimatas të Athinës ku edhe iu nënshtrua një operacioni për heqjen e plumbave. Mjekët thonë se gjendja e tij është e rëndë. Policia gjeti në vend ngjarje 3 gëzhoja të një pistolete 9mm, ndërsa makina e tipit “Smart” të shqiptarit do i nënshtrohet kontrollit për gjetjen e ndonjë gjurme të autorëve.

Dritë mbi rrethanat e ngjarjes pritet të hedhë vetë Fejzolli sapo shëndeti i tij ta lejojë të flasë para hetuesve. Zona  në të cilën ndodhi ngjarja është arenë e përballjes mes bandave të gjobëvënësve të lokaleve të natës në Athinë. Ajo është vetëm pak metra nga zona e lokaleve të natës Gazi, vend ku ndodhin shpesh akte dhune dhe përleshje të armatosura mes bandave.

34-vjeçari u arrestua në vitin 2019 për një çështje droge, por provat e deritanishme nuk tregojnë për përfshirjen e tij në ndonjë rast tjetër të rëndë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit