Wednesday, October 2, 2024
spot_img
BallinaLajmeAshton kërkon guxim për të arritur një kompromis në dialogun Kosovë-Serbi

Ashton kërkon guxim për të arritur një kompromis në dialogun Kosovë-Serbi

Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, ka kërkuar që dialogu Kosovë-Serbi të ecë përpara dhe të ketë normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Ish-ndërmjetësja e dialogut, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, në konferencën e Grupit për Ballkanin, theksoi nevojën për një lidership më të madh të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq, për të bërë kompromis në arritjen e ujdisë finale.

Duke rrëfyer vështirësitë që ka pasur në procesin e dialogut, ajo përmendi edhe ndërmjetësin aktual të dialogut, Miroslav Lajçak, për të cilin tha se e do suksesin e Kosovës.

“Duhet udhëheqje e vërtetë, vendosmëri e vërtetë, të jesh i përgatitur për të lëvizur dhe menaxhuar situatën për të bërë kompromis në kuptimin më të mirë të kësaj fjale, jo për t’u dorëzuar, ka të bëjë me krijimin e gjërave që do ta bashkojnë atë. Bashkimi Evropian përbëhet nga 27 vende që kalojnë gjithë kohën e tyre duke bërë kompromise që u japin atyre rezultatet më të mira. Dhe ky është gjithashtu një element i rëndësishëm se si i arrini marrëveshjet për të funksionuar, është pak ndryshime, mos u dorëzoni, mos lëvizni kurrë nga parimet që mbani, mos lëvizni kurrë nga vendi ku dëshironi të shkojë vendi juaj, por të gjeni mënyra për të cilat mund t’i bëni ndryshime të vogla, merrni përpara gjëra të vogla që mund të ndihmojnë për të ndërtuar idenë e madhe. Dhe shpresoj që në muajt dhe vitet në vijim, ne do të shohim përparimin e dialogut. Nuk do të jetë e lehtë, por shpresoj se do ta bëjmë dhe ju do të mbështeteni në këtë nga shumë njerëz që duan të shohin sukses. Sidomos Miroslav Lajçak, i cili ndonjëherë nuk merr mirënjohjen që meriton, ai ka punuar për mua, dhe me mua për shumë vite dhe ai është dikush që vërtet beson në të ardhmen e Kosovës”, tha ajo.

Krahas kësaj, baronesha Ashton u shpreh e gatshme për të ndihmuar dialogun, por shtoi se koha e saj mund të ketë mbaruar, siç tha dje kryeministri Albin Kurti.

“Mund të bëj çdo gjë në mbështetje të dialogut dhe në mbështetje të popullit të Kosovës dhe Serbisë për të ecur përpara së bashku në kontekstin e anëtarësimit në BE dhe të gjitha këto do t’i bëj. Pra, nëse dikush më telefonon nga Brukseli, Kosova, Serbia, Departamenti i Shtetit ose kudo, unë gjithmonë me kënaqësi do të shtoj atë që mundem, por mendoj se duhet të kujtojmë gjithashtu se kjo është 10 vjet më parë. Por, mendoj se kryeministri tha dje se ditët e Ashton-it, Daçiqit dhe Thaçit kanë mbaruar, dhe ai ka të drejtë, ato ditë ishin atëherë, kështu që është e rëndësishme që lidershipi të jetë atje tani në BE dhe Kosova dhe Serbia mund të gjejë mënyrat e punës për kundërshtimet pasi ato identifikohen politikisht, ekonomikisht. Kështu jam e lumtur gjithmonë të ndihmoj atë që jam shumë e vetëdijshëm se lidershipi duhet të vendosë ta çojë këtë përpara”, shtoi ajo.

Në anën tjetër, pjesë e kësaj konference ishte edhe ish-zëvendës Ndihmës-Sekretari i ShBA-ve për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, ambasadori Philip Reeker, i cili tha se duhen hapa serioz dhe kompromise që dialogu të ketë sukses.

Madje ai u shpreh i habitur se si ende në dialog edhe pas 10 vjetëve diskutohet çështja e zbatimit të marrëveshjes për targa.

“Çfarë prodhoi dialogu kur Cathy udhëhoqi të dy palët për të gjetur akomodimin dhe për të arritur marrëveshjen e Brukselit një dekadë më parë. Hapa seriozë, akomodime, kompromise që ishin të nevojshme, por që liderët e gjetën guximin dhe mençurinë për t’i ndërmarrë, sepse e dinin se kjo mund t’i çonte gjërat përpara. Nga këndvështrimi im personal, kalova në gjëra të tjera në karrierën time, diplomacia do të ishte një problem tjetër sfidë, dhe është e jashtëzakonshme në mënyrën se si u kthye një dekadë më vonë dhe të themi se ata ende po flasin për targat, dua të them se si mund të ndodhë kjo; ndihmoni në edukimin e një fëmije ose për të krijuar një jetë më të mirë për dikë. Këto ishin hapa, këto ishin mundësi për të treguar akomodim dhe për t’u demonstruar njerëzve se kishte një rrugë përpara, në vend që të viheshin këto gjëra si pengesa për përparimin e mëtejshëm. Dhe ju dëgjoni njerëzit tek flasin për parime”, tha ai.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe përfaqësues të lartë të partive politike opozitare dhe ambasadorë të akredituar në Prishtinë. Ndërkaq, munguan pjesëtarë të kabinetit qeveritar apo shumicës parlamentare.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit