Wednesday, December 11, 2024
spot_img
BallinaLajmeAsad ka ikur me miliardat në Rusi, familja e tij posedon 20...

Asad ka ikur me miliardat në Rusi, familja e tij posedon 20 apartamente në pjesën më luksoze të Moskës

Ish-presidenti sirian Bashar al-Asad, bashkëshortja e tij Asma, një britdhe tre fëmijët e tyre të rritur do të fillojnë një jetë të re në Rusi pasi Vladimir Putin u ofroi atyre azil, shkruan Daily Mail.

Asma al-Asad, e lindur në Londër, është mësuar me një jetë luksoze dhe ka shpenzuar qindra mijëra dollarë për mobilje dhe veshje gjatë periudhës së sundimit të bashkëshortit të saj Bashar al-Asad. Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson se familja posedon një pasuri prej dy miliardë dollarësh, të fshehur në llogari të shumta, kompani fiktive, parajsa tatimore dhe pasuri të paluajtshme.

Familja gjithashtu zotëron një pronë të madhe në Moskë, ndaj me siguri do të vazhdojnë të jetojnë në luks gjatë ekzilit. Gjatë viteve të fundit, ata kanë blerë të paktën 20 apartamente në Moskë, me vlerë mbi 30 milionë euro. Apartamentet ndodhen në kompleksin “Moscow City Capital,” i mbushur me grataçela luksoze prej xhami.

Kremlini të hënën konfirmoi se familja kishte marrë azil me urdhër të drejtpërdrejtë nga Putini. Zonja Asad, e cila po lufton me një formë agresive të leukemisë, besohet se ka mbërritur në Moskë me vajzën dhe dy djemtë disa ditë para se bashkëshorti i saj të largohej përfundimisht nga Siria.

Tunelët sekretë nën pallatin e familjes Asad u zbuluan pasi rebelët morën kryeqytetin Damask të dielën. Familja – përfshirë djemtë Hafez dhe Karim, të moshës 24 dhe 21 vjeç, dhe vajzën Zein (22) – pritet tani të jetojë në Rusi, megjithëse ende nuk dihet nëse do të banojnë në një shtëpi private apo do të jenë të detyruar të qëndrojnë në një objekt të siguruar nga qeveria.

Në çdo rast, ata me gjasë presin një nivel të caktuar luksi, duke pasur parasysh kushtet e tyre të mëparshme të jetesës dhe pasurinë e madhe. Në vitin 2012, WikiLeaks publikoi mesazhe private të zonjës Asad, të cilat zbuluan se ajo kishte shpenzuar 350,000 dollarë për arredimin e pallatit dhe 7,000 dollarë për këpucë të zbukuruara me kristale.

Të afërmit e Asadit, familja Mahlluf, e kryesuar nga xhaxhai i tij Mohamed Mahlluf, konsiderohen si familja e dytë më e pasur dhe më e rëndësishme në Siri, dhe gjithashtu zotërojnë pasuri të konsiderueshme në Rusi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit