Elvin Hoxha, një nga violinistët e talentuar, në një nga garat më të rëndësishme ndërkombëtare
Pa dyshim se Elvin Hoxha është një nga violinistët më të talentuar e të kuotuar të planetit, ka fituar çmimin prestigjioz në një nga garat më të rëndësishme ndërkombëtare, duke përfaqësuar Shqipërinë, përcjell albinfo.ch.
Bëhet fjalë për konkursin ndërkombëtar “Szymanowski” që zhvillohet në Katovicë të Polonisë, ku Elvin Hoxha fitoi çmimin e dytë.
Elvini, një artist tashmë i rritur plotësisht profesionalisht, ka qenë një talent i spikatur që i vogël, por që jetën e tij e ka të angazhuar thuajse non stop me studim dhe kompeticione ndërkombëtare. Djali i një muzikanti nga Shkodra, Hajredin Hoxhës, pjesëtar i një familje të njohur intelektuale të qytetit, dhe një muzikante nga Azerbejxhani, Elvini është rritur në kryeqytetin turk, Ankara, ku dhe prindërit punonin si pjesëtar të Filarmonisë së Turqisë.
Ndërkaq, sot, Elvini jeton në Gjermani, ku nuk resht së marri mësime në nivelet e larta të konservatorit nga pedagogë nga më kryesorët në Evropë.
Shqipëria është hera e parë që merr një çmim kaq prestigjioz në konkursin “Szymanowski International Competition”.