Tuesday, November 5, 2024
spot_img
BallinaLajmeArsovska edhe në ditë festash diskriminon shqiptarët, imponohet në skenë!

Arsovska edhe në ditë festash diskriminon shqiptarët, imponohet në skenë!

Danella Arsovska është e njohur për anashkalimin e shqiptarëve që nga dita kur e ka marrë mandatin me ndihmën e shqiptarëve. Po, tingëllon ironike por është e vërtetë që kryetarja e qytetit të Shkupit Arsovska anashkalon dhe diskriminon shqiptarët në çdo formë dhe mundësi që i vjen. Qyteti i Shkupit së bashku me Odën e Industrisë së Muzikës për të pritur Vitin e Ri 2024 organizoi festë  për të gjitha gjeneratat në sheshin e qytetit në Shkup me interpretues ekskluzivisht vendas por që çuditërisht që të gjithë ishin maqedonas. Dhe, kjo ngjan që gjatë kësaj përzgjedhje ka ekzistuar një kriter që është etnia, e që domosdo prezantuesit duhet të jenë maqedonas sepse kështu i ka për qejfi Arsovska. Lëshimi tjetër trashanik që para një audience të madhe që të gjithë kishin dalë për të prit ndërrimin e motmoteve Arsovska shfaqet Arsovska dhe e merr fjalën i drejtohet audiencës. Një gjë e tillë nuk ka qenë praktikë e kryetarëve paraprak, sepse është keqpërdorim i qëllimit të prezencës së audiencës.

Nata e ndërrimit të motmotëve nuk ishte e zakonshme në Shkup –

Shqiptarët e Shkupit janë mësuar me anashkalimin që u bëhet në kontinuitet nga kryetarja e qytetit, Danella Arsovska. Me diskriminim e filluan vitin dhe me diskriminim e mbyllën.

Qyteti i Shkupit së bashku me Odën e Industrisë së Muzikës për të pritur Vitin e Ri 2024 organizoi festë  për të gjitha gjeneratat në sheshin e qytetit në Shkup, por jo edhe për të gjithë qytetarët. Kjo kuptohet kur interpretuesit e përzgjedhur duhej të plotësonin një kusht të ishin maqedonas. Ata ishin Tin Camp, Skopje Lejdis Orkestra, Pauza za rakija, Trinity Strings, Slatkar, Dario, Merak Meana me Suzana Gavazova, Vlatko Miladinovski, Stojne Nikolova, Dushko Georgievski dhe Blaga Petresca.

Nga kjo kuptohet lehtë që përkundër audiencës që kishte mjaftueshëm shqiptarë në skenë që të gjithë ishin maqedonas.

Danella Arsovska imponohet në skenë –

Skena në qendër të qytetit të Shkupit ishte përgatitur për të performuar grupe këngëtarësh të lartpërmendur për të festuar momentet e fundit të vitit që lamë pas dhe për të pritur vitin e Ri. Por, kur organizatorët filluan të përmendin përkrhaësit e atij manifestimi në krye të listës ishte qyteti i Shkupit, dhe pikërisht në këtë moment kryetarja u ngjit në skenë.

Paraqitje e Arsovskës në skenë ishte e pahijshme dhe e panevojshme sepse më shumë i ngjante një imponimi të pakushtëzuar në skenë për të dalë ballë numrit të madh qytetarëve që ishin prezent krejtësisht për arsye të tjera.

Të paktën atë natë ka qenë e rrugës që qytetarët mos të dëgjojnë për politikë dhe të shijojnë secilin moment, por atë natë feste nuk pati durim Arsovska. Nga qytetarët e pranishëm në audiencë për Zhurnal u shprehën se ishte gjesti më irritues paraqitja e Arsovskës në skenë.

“Derisa po shijonim muzikën dhe atmosferën e ngrohtë të dimrit e natës së ndërrimit të motmotëve në skenë në mesin e këngëtarëve u paraqit kryetarja që gjatë gjithë vitit nuk është interesuar për neve, tani shfrytëzon momentin të del para nesh për të na uruar vit të mbarë” tha qytetari për Zhurnal pjesëmarrës në festën e organizuar në Shkup.

Të njëjtin mendim kishte edhe një qytetar tjetër që e pa si keqpërdorim të momentit. Në prononcimin e tij për Zhurnal qytetari tha që gabimi qëndron tel organizatorët që ia dhanë mundësinë për të ngjitur në skenë.

“Unë mendoj që paraqitja e saj para nesh atë natë ishte shumë tendencioze për tu imponuar dhe aspak e nevojshme. Por, për këtë sipas meje fajin e kanë organizatorët që gjithë përkrahjes e qytetit të Shkup e kontributin tonë si tatimpagues ia destinojnë një individi që në këtë rast është Danella Arsovska”, tha qytetari tjetër për Zhurnal.

Megjithatë, e akuzuara për posedim të shtetësisë Bullgare, tash më në krye të qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, fituese e zgjedhjeve lokale me ndihmën dhe përkrahjen e pa rezervë nga dy partitë politike shqiptare që ishin në koalicion Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Këto dy parti politike i besuan Arsovskës, votuesit i besuan partive, por ky besim i dyfishtë sjelli zhgënjim të shumëfishë për shqiptarët nga kjo kryetare që nuk i përfill shqiptarët askund.

Kujtojmë që, Danella Arsovska ka dështuar thellësisht me realizimin e premtimeve në vendbanimet shqiptare, prandaj ajo po del të jetë edhe më e dobët sesa kryetari para saj, Petre Shilegov. Qytetarët kishin nevojë për ndryshim prandaj edhe e ndryshuan bartësin e ndryshimeve, por fatkeqësisht gjendja vazhdon të mbetet e njëjta. Arsovska përpos që nuk ka bërë asgjë, ajo gjatë kësaj periudhe ka rënë në kontraditë shpesh me vendimet e saja, që nuk u bë rahat me drejtorët, kur i emëron i prezanton si prurje fantastike dhe njerëz të duhur, muaj më vonë i shkarkon duke i cilësuar si jo të duhur. Tani kjo është shenjë shumë e qartë që tregon se Arsovska nuk ia ka idenë menaxhimit. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit