Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme (19 shkurt) rreth orës 19:40 në rrugën “Lubotenska” në Tetovë ka ndaluar 31-vjeçarin S.Xh. nga Tetova.
Ai ishte në kërkim me urdhër qendror për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
“Personi për vuajtje të dënimit do të dërgohet në Burgun e Idrizovës në Shkup”, njoftojnë nga MPB Maqedoni.