Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeArrestohet në flagrancë 28-vjeçari, i gjenden ‘2100 bimë kanabisi në arën me...

Arrestohet në flagrancë 28-vjeçari, i gjenden ‘2100 bimë kanabisi në arën me misër’

Në këtë sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara 2100 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies, përveç një pjese të vogël të tyre, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

‘2100 bimë kanabisi në arën me misër’, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari

11:48, 10/08/2023

Në prangat e policisë ka rënë një 28 vjeçar i cili po kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër tokën arë të mbjellë me misër.

Në këtë sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara 2100 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies, përveç një pjese të vogël të tyre, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

LEXO EDHE:

5 vite në Shqipëri pas studimeve, Alimehmeti tregon efektin e parë negativ të nismës së qeverisë

Njoftimi i policisë/ Vau i Dejës

 Finalizohet operacioni policor i koduar “Corn”, si rezultat i kontrolleve të Policisë, në çdo skaj të territorit, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Asgjësohen 2100 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Mjedë.

U kap në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër tokën arë të mbjellë me misër, vihet në pranga 28-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve me skuadra të Policisë dhe me dronë të rezolucionit të lartë, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, me mbështetjen dhe të informacioneve nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Corn”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi S. Gj., 28 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, Shkodër.

28-vjeçari u kap në flagrancë, në një tokë arë të marrë me qira, në fshatin Mjedë, teksa kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër bimë misri, për t’i fshehur.

Në këtë sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara 2100 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies, përveç një pjese të vogël të tyre, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast kultivimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit