Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeArrestohet Natasha e Sarandës, shfrytëzoi nipin për të ardhura në “TikTok”

Arrestohet Natasha e Sarandës, shfrytëzoi nipin për të ardhura në “TikTok”

Ky është momenti i arrestimit të Armando Kumarakut dhe Natasha Rombulas.

Natasha dhe i biri janë prangosur, pasi akuzohet se kanë shfrytëzuar djalin e mitur për të përfituar para nga rrjeti social “TikTok”.

Natasha është kthyer në kryefjalë të këtij rrjeti social, për shkak të gjuhës denigruese të përdorur në komunikmet e saj të drejtpërdrejta me ndjekësit, pjesë e të cilave jo pak herë është bërë dhe nipi i saj i mitur.

VIDEO

Pas një video të bërë viruale kudo në rrjet, ku djali 10-vjeçar shfaqet duke sharë një komentues me fjalor të papërshtatshëm, e ëma e tij ka denoncuar rastin në polici dhe ndaj babait e gjyshes të të miturit kanë nisur hetimet.

Natasha u bë e njohur për publikun pas historisë së bujshme me ish-nusen e saj mbi kujdestarinë e djalit të mitur, pas divorcin me babin e tij, tanimë i arrestuar.

I mituri mësohet se kalonte të paktën dy fundjava me të atin dhe gjyshen, në bazë të vendimit të gjykatës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit