Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se ka ndaluar personin M.M. (42) nga fshati Debresh i Gostivarit. Ai ishte i dënuar me 10 vite burg për kryerjen e disa veprave penale “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje”, ndërsa po kërkohej me fletarrestim qendror me vendim të gjykatës për shkak të arratisjes nga burgu i Idrizovës ku duhej të qëndronte edhe gjashtë vjet burg.
Gjatë arrestimi tek ai janë gjetur dhe konfiskuar mjetet nga veprat e kryera penale.
Ai është dërguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dërgohet në burg për vuajtje të dënimit.