Efektivët policorë të SPB-Tetovë, mbrëmjen e djeshme (28-shkurt) rreth orës 23:25 kanë privuar nga liria 41-vjeçarin A.A. nga Shipkovica e Tetovës. Në banesën ku ai ka qëndruar përkohësisht në Tetovë, gjatë kontrollit të kryer më herët me urdhër të gjykatës janë gjetur marihuanë dhe një peshore digjitale. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përpilohet parashtresë përkatës.