Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeArrestohen katër persona të përfshirë në plagosjen e mbrëmshme në Spitalin e...

Arrestohen katër persona të përfshirë në plagosjen e mbrëmshme në Spitalin e Tetovës

Policia e Tetovës informon se dje në mbrëmje (11-janar) në ora 23:10 në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria katër persona, të përfshirë në incidentin e mbrëmshëm në oborrin e spitalit, ku mbetën të plagosur dy persona.

Nga Policia thonë se janë në kërkim edhe të një personi tjetër.

“Dje në mbrëmje (11-janar) në ora 23:10 në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat R.T. (35) dhe M.T.(44) nga Tetova, ndërsa më herët edhe 55-vjeçaren Sh. E. dhe personin N.M.(39) nga Tetova për shkak të dyshimit për përfshirje në të shtënat e djeshme (11 janar) me armë zjarri para Qendrës Emergjente të Spitalit Klinik të Tetovës, e cila ka ndodhur rreth orës 18:05, ku lëndime të rënda trupore (plagë me armë zjarri) kanë pësuar dy persona A.M.(41) dhe Z.M.(36) nga fshati Gajre e Tetovës”.

“Po merren masa për gjetjen e një personi tjetër. Prokurori publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë kanë kryer këqyrje të plotë në vendin e ngjarjes dhe punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj personave të përfshirë në këtë rast do të vijojnë kallëzime përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tetovës.

Ndryshe, personat e plagosur janë dërguar në Klinikat e Shkupit, ndërsa sot ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, tha se kjo ngjarje nuk ndërlidhet aspak me Spitalin e Tetovës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit