Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëArrestohen dy shtetas të Maqedonisë, kapen duke transportuar emigrantë nga Kina

Arrestohen dy shtetas të Maqedonisë, kapen duke transportuar emigrantë nga Kina

Nga MPB njoftojnë se është parashtruar kallëzim penal ndaj dy personave pasi të njëjtit janë kapur duke transportuar emigrantë. Nga MPB kumtojnë se është kryer bisedë zyrtare me A.N.(33) nga Shkupi dhe D.T.(31) nga Gjevgjelia, të dyshuar për vepër të kryer penale “kontabandim i emigrantëve”.

“Rreth orës 11:10 në rrugën rajonale 1102, në drejtim Smokvicë – Përdejci, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për kontroll kufitar dhe mbikëqyrje kufitare Bogorodicë  kanë vërejtur një automjet të tipit  ‘Audi’ me targa të Gjevgjelisë dhe një automjet ‘Mercedes’ me targa të Shkupit, që transportonin emigrantë”, thuhet në kumtesë.

Automjeti “Audi” është gjetur në Gjevgjeli dhe në të janë gjetur dy personat, pas së cilës është kryer kontroll në oborrin e D.T., ku është gjetur automjeti “Mercedes” me pesë emigrantë nga Kina. Në oborrin e D.T. është gjetur edhe një automjet  Volkswagen Passat me targa të një mjeti tjetër.

Emigrantë dhe veturat janë vendosur në një qendër pranuese-transitore për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit