Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëArma e lidhur me vrasjen e dyfishtë është e në ekspertizë, ndarja...

Arma e lidhur me vrasjen e dyfishtë është e në ekspertizë, ndarja e më shumë informatave nuk është e mirë për hetimin, thotë Spasovski

 Ekspertiza e dy armëve të zjarrit, të cilat janë gjetur dhe kanë të bëjnë me vrasjen e dyfishtë të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, është duke vazhduar. Pas përfundimit të ekspertizës së tyre, analizat do t’i dorëzohen Prokurorisë Themelore Publike, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili pas vizitës në SPB Kumanovë u përgjigj në pyetjet e gazetarëve.

“Të gjitha ato informata, si dhe ekspertiza do të dorëzohen në prokurorinë publike në momentin kur do të përfundohen”, tha Spasovski.

I pyetur nëse mund të tregohet më saktë lokacioni dhe të jepen detaje se ku ishte automjeti i të vrarit Pançe Zhezovski, ndërsa pastaj me të është kryer edhe rrëmbimi i 14 vjeçares Vanja Gjorçevska, Spasovski u përgjigje se me paraqitjen e kallëzimit penal hetimi i plotë shkon në PTHP.

“Të gjitha këto detaje shqyrtohen në Prokurorinë Themelore Publike në bazë të të dhënave apo të dhënave të mbledhura nga Prokuroria Publike. Kështu që unë nuk do të mund të ndaja më shumë informacione dhe kjo nuk është e mirë për hetimin, sepse nuk mund ta transmetojmë atë në media. Duhet të bëhet në prokurorinë publike”, thotë Spasovski.

Sa i përket informacionit se një inspektor i cili është i lidhur me hetimin e vrasjes së dyfishtë ka dhënë informacione dhe fotografi, të cilat po shpërndahen në gjithë Shkupin dhe këto mund të pengojnë hetimin, Spasovski tha se gjatë kësaj periudhe publiku ka dëgjuar shumë informacione, spekulime, politikë.

“Prandaj e konfirmoj edhe më shumë që nuk është mirë, për çdo aktivitet që është i paligjshëm dhe nga kushdo qoftë inspektor apo kushdo tjetër, sigurisht që do të mbajë përgjegjësi, nëse ka një gjë të tillë. Por, nuk do të doja të flisja në nivel spekulimi, veçanërisht për një rast si ky”, tha Spasovski.

I pyetur për informatat për rastin e vrasjes së dyfishtë që mund të jenë në favor të të dyshuarit kryesor Lupço Palevski që të mos ekstradohet nga Turqia, Spasovski thotë se pikërisht edhe më herët e ka thënë në këtë drejtim dhe siç thotë ai, kur është nën hetim të gjitha spekulimet dhe gjithçka që do të bëhet publike vetëm mund të dëmtojë hetimin.

I pyetur për koment për deklaratën e liderit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski se ai nuk do të ketë paqe derisa të jetë gjallë Mickoski. Spasovski u përgjigj shkurt se Mickoskit i uron jetë të gjatë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit