Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeArkitektët: T’i jepet fund betonizimit të Shkupit

Arkitektët: T’i jepet fund betonizimit të Shkupit

Duhet t’i jepet fund betonizimit të Shkupit. Sipas arkitektëve shkatërrimi i hapësirave të gjelbra rrit rrezikun për përmbytje si ato të vitit 2016 kur pati dhe viktima. Sektori civil vlerëson se shteti duhet të fokusohet në krijimin e më shumë hapësirave të gjelbra dhe jo shkatërrimit e tyre në masë të madhe për “lulëzimin” e bizneseve të ndryshme. Apelohet për më shumë kujdes gjatë mbjelljes së fidanëve sepse shumë prej tyre nuk janë të përshtatshme për klimën e vendit tonë.

“Problemi në Shkup është se gjithmonë objektivi i parë që shkatërrohet është gjelbërimi, pa mbjellë fidanë të rinj. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që gjelbërimi që mbillet të ketë funksion aktiv, pra të kontribuojë në pastrimin e ajrit, të jenë ato bimë që janë tipike për këtë klimë dhe nuk thahen pas një ose dy vitesh për shkak se klima është e papërshtatshme. Jemi dëshmitarë të vërshimeve, posaçërisht ato të vitit 2016 në Stajkovcë me viktima në njerëz. Nëse kemi më shumë gjelbërim qyteti do të mbrohet nga këto aspekte negative, ndoshta nuk do të ndodhin çudira mirëpo në një kohë më afatgjate do të ishin më të lehta dhe qyteti do të ishte shumë më i mirë”, tha Iva Petrunova, arkitekte. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit