Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeArinjtë jan bërë problem për banorët Zhirovnicës

Arinjtë jan bërë problem për banorët Zhirovnicës

Pamjet që po shihni janë në Zhirovnicë të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës. Këto pamje janë bërë të zakonshme për banorët e kësaj komune pasi thuajse çdo ditë përballën me arinjtë në këtë fshat.

Lidhur me shqetësimin e banorëve të Komunës Mavrovë dhe Rostushe, një nga masat që u miratuan në seancë të qeverisë ishte pastrimi i mbeturinave brenda dhe rreth vendbanimeve në këtë komunë të cilat paraqesin një burim tërheqës për arinjtë, dhe kjo është një nga masat që duhet të zbatohet fillimisht për të reduktuar praninë e tyre në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës.

“Vetëqeverisja lokale në bashkëpunim me institucionin publik Parku Kombëtar “Mavrovë”, në përputhje me kompetencat e tyre, duhet t’i qasen zgjidhjes së çështjes, me qëllim të pastrimit në kohë të mbeturinave dhe deponitë e egra nga të gjitha zonat e banuara si dhe nga rrugët lokale” , thonë nga qeveria.

Në masat e miratuara, shqyrtohet edhe mënyra e vënies në gjumë dhe zhvendosje të arinjve në bashkëpunim me autoritetet shtetërore dhe institucionet tjera, si dhe arinjtë të ushqehen jashtë vendbanimeve. Ndërkohë, pas shumë dëmeve të shkarkuara nga arinjtë deri tani në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës, shqetësimi më i madh për banorët është se arinjtë nuk shfaqen vetëm gjatë orëve të mbrëmjes por edhe në orët e mëngjesit kur edhe fëmijët shkojnë në shkollë. /Alsat.mk

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit