Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeAnkohen nga Muftinia e Tetovës: “Me zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeministër,...

Ankohen nga Muftinia e Tetovës: “Me zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeministër, Shaqir Fetahu po thellon më shumë përçarjet tek ne”

“Deri sa mosmarrëveshjet në Muftininë e Tetovës ishin afër tejkalimit, me zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeministër, kryetarii BFI Shaqir Fetahu i ka hapur edhe më shumë krahët, po e ndien veten më të fuqishëm dhe po nxit thellimin e mosmarrëveshjeve”.

Kështu janë shprehur përAgjencinë e Lajmeve Zhurnal burime nga Muftinia e Tetovës që qëndrojnë neutralë në tensionet e krijuara, deri sa komentojnë zhvillimet e sotme mes përkrahësve të Selver Xhemailit, myftiut të zgjedhur nga Rijaseti i BFI-së dhe myftiut parprak Qani Nesimi, i cili ende ka përkrahje të gjerë në Tetovë.

Ata sqarojnë se tensionet kanë filluar që nga ora 5 e mëngjesit, kur ekipi i Muftiut të zgjedhur nga Rijaseti i BFI, Selver Rexhepi “me përforcime policore” ka dashur të futet në ndërtesën e Muftinisë. Janë penguar nga xhemtalinjët dhe nga imamët të cilët kanë marë paralajmërime për këtë skenar. Gjatë këtyre tensioneve, burimet tona thonë se një polic ka thyer një dritare, por nuk dihet nëse e ka bë me qëllim që të përkrahë grupin e lartpërmendur për të hy në Myftini, apo duke e qetësuar situatën.

“Këtë do e tregojnë incizimet e kamerave”, thonë për Zhurnal nga Muftinia e Tetovës, krahu i Qani Nesimit.

Ata demantojnë informatat e paraqitura se gjoja Qani Nesimi dhe Selver Xhemaili me ftesë të Fetahut janë nisur drejt Shkupit për të tejkaluar mosmarrëveshjet.

“Nuk mundet Shaqir Fetahu që ka nxitur këto përçarje të ndihmojë për tejkalimin e tyre”, thonë për Zhurnal nga Myftinia e Tetovës.

Në media u shpërnda dhe lajmi se të dy myftinjtë, Xhemaili dhe Nesimi, kanë përfunduar në polici, por zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi demantoi kategorikisht.

“Kjo nuk është e vërtetë, asnjëri prej tyre nuk janë në polici. Nuk ka pasur prishje të rendit dhe qetësisë publike”, tha Rexhepi duke apeluar deri te mediat që të kenë kujdes me shpërndarjen e informatave.

Nga Muftinia e Tetovës kanë publikuar informatë në faqen e tyre të Facebookut se sot nuk punojnë pasi e pastrojnë objektin.

“Sot më datë 31.01.2024 (e mërkurë), Myftinia e Tetovës ju njoftonë se nuk do të punojë për arsye se do bëhet pastrim gjeneral i objektit të saj!”, informojnë nga Muftinia.

Nga BFI, dolën me një komunikatë për situatën e krijuar, duke rikujtuar që muftiu Nesimi është i shkarkuar dhe qëndrimi në ndërtesën e muftinisë është i paligjshëm. Ata shtojnë se zyrat janë të uzurpuara, ndërkaq paralajmërojnë se nuk do të marrin përgjegjësi tani e tutje për “problemet që mund të ndodhin”.

“E ashtuquajtura mbrojtja e zyrave të Muftinisë me kërcënime dhe moslejimi për të marrë detyrën u.d. myftiut është vepër e paskrupullt dhe në kundërshtim me vendimet e Rijasetit të BFI e RMV Andaj, pas gjithë kësaj apelojmë te besimtarët, nëpunësit fetarë, mutevelinjtë e xhamive të mos bien pre e mashtrimeve të ish Myftiut, dhe se nuk mbajmë përgjegjësi për mjetet materiale, si dhe problemet tjera që mund të ndodhin. Zyrat e Muftinisë janë të uzurpuara nga persona të panjohur dhe jo të punësuar në muftini.  Kërkojmë nga organet e rendit që të zgjidhin këtë situatë në bazë të akteve normative”, thonë nga BFI.

Tensionet në Muftininë e Tetovës kanë filluar prej nëntorit të vitit 2023. Që atëherë, pavarësisht se është zgjedhur mufti i ri nga Rijaseti i BFI-së, Selver Xhemaili, ai nuk e ushtron detyrën nga ndërtesa zyrtare pasi që muftiu paraprak, Qani Nesimi ka refuzuar ta lëshojë pozitën nën arsyetimin se shkarkimi i tij është jolegal dhe jolegjitim dhe për këtë fajtor është reisi Shaqir Fetahu. Nesimi ka marë përkrahje të madhe nga imamët në xhamitë e Tetovës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit