Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeAnketa e IPP Arbën Xhaferi: ASH bashkë me LEN e fitojnë BDI-në

Anketa e IPP Arbën Xhaferi: ASH bashkë me LEN e fitojnë BDI-në

 Instituti për Politika Publike “Arbën Xhaferi” ka prezantuar anketën më të re të realizuar mbi besueshmërinë e partive dhe liderëve politikë në vend, si edhe disponimin e qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Numri i qytetarëve që janë deklaruar se nuk do të votojnë apo edhe se nuk kanë vendosur se për kë do të votojnë është shumë i madh.

Anketa e IPP Arbën Xhaferi ka matur disponimin e qytetarëve shqiptarë në raport me kombinimet dhe koalicionet e mundshme në zgjedhjet parlamentare. Kështu, ka dy variante të rezultateve, duke llogaritur koalicionin eventual të ASH-së me LEN dhe të përkrahur nga VV, si dhe variantin që ASH të shkojë e vetme në zgjedhje.

“Në rastin ku tre blloqet kryesore që janë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Aleanca për Shqiptarët (ASh) dhe Lëvizja Evropiane për Ndryshim (LEN) do të garonin veç e veç, BDI do të dilte fituese absolute e zgjedhjeve me 29% përkrahje, pasuar nga LEN me 16.6% dhe ASh me 12.2%. PDSh dhe SDSM do të mirrnin vetëm 0.2% të votave secila. Afro një e pesta e të anketuarve (19.6%) janë të papërcaktuar ose nuk prononcohen”, thuhet në raportin e IPP Arbën Xhaferi.

Ajo që sipas anketës duket të jetë e sigurtë, është fitorja e ASH-LEN-VV kundrejt BDI-së, përcjell KlanM.

“Në rast se ASh dhe LEN do të bashkonin forcat dhe do të garonin në një listë të përbashkët, ky bllok do të fitonte zgjedhjet përballë BDI-së. Koalicioni ASh-LEN do të dilte i pari me 34.8% dhe 8 pikë epërsi ndaj BDI-së e cila do të mirrte 26.8% të votave sipas Barometrit shqiptar të IPP Arbën Xhaferi. PDSh dhe SDSM do të mirrnin vetëm 0.1% dhe 0.4% të votave respektivisht. 18.2% e të anketuarve janë të papërcaktuar ose nuk prononcohen”, thuhet në raportin e Institutit Arbën Xhaferi.

Siç thonë nga IPP Arbën Xhaferi, anketa është realizuar mes 9 dhe 14 dhjetorit të vitit 2023, me 1015 të anketuar, përmes linjës telefonike. Hulumtimi është kryer duke përdorur metodologjinë e përzgjedhjes rastësore, duke siguruar një përfaqësim gjithëpërfshirës të popullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, bazuar në karakteristikat demografike si gjinia, mosha, arsimi, si dhe njësia zgjedhore dhe komuna ku ata jetojnë. Margjina e gabimit është 3 pikë, me një nivel besimi 95 për qind. Hulumtimi është realizuar dhe financuar nga Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi.

https://ipp-arbenxhaferi.org/elementor-2230/embed/#?secret=UWZ2i1goR8#?secret=tRoeFYhHLZ
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit