Ankand elektronik, ku kushti për marrjen e tenderit për zgjedhje të furnizuesit të ri universal me energji elektrike është të ofrohet marzhi i fitimit më i vogël se 11,5 për qind, sa është marzhi i furnizuesit të deritanishëm universal “EVN Houm”, do të mbahet sot në Shkup.
Për thirrjen, krahas furnizuesit aktual universal, interes ka paraqitur edhe kompania greke EDS – “Enerxhi deliveri solushëns”, e cila është ndërmarrje vajzë e Elektroekonomisë greke PPC.
Furnizuesit universal “EVN Houm” më 30 qershor i skadon marrëveshja pesëvjeçare për furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve në tregun e rregulluar. Për këtë shkak, Qeveria më 11 dhjetor të vitit 2023 shpalli thirrje publike për zgjedhje të furnizuesit universal, që duhet gjatë pesë viteve të ardhshme, duke filluar nga 1 korriku i vitit 2024, t’i furnizojë me energji elektrike konsumatorët në tregun e rregullt.