Zjarri mbi Ajvatovci është jashtë kontrollit. Është zënë një sipërfaqe më e madhe prej së paku 30 hektarësh, pjesa më e madhe e së cilës është pyll me gjelbërim të përhershëm, theksoi sonte drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK) Stojançe Angelov.
“Nga era ekziston rreziku që zjarri të përhapet në drejtim të fshatit Ajvatovc dhe tani forcat e Zjarrfikësve të qytetit të Shkupit do të fokusohen në ndalimin e zjarrit nga lëvizja në drejtim të fshatit”, tha Angelov.
Ai theksoi se zjarri tashmë ka dalë nga atari i fshatit Ajvatovc të Shkupit.
Ai ka bërë të ditur se nga mëngjesi herët do të nisin punën për shuarjen e zjarrit dy helikopterët e policisë, ndërsa pak më vonë do t’u bashkohen edhe dy avionët ajrotraktorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.