Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeAMM: Arbër Ademi po mban të bllokuar ligjin e mediave

AMM: Arbër Ademi po mban të bllokuar ligjin e mediave

Asociacioni i Mediave të Maqedonisë reagon kundër bllokimit në Kuvend të propozim ligjit për shërbime audio dhe audiovizuele ndërsa për këtë akuzon deputetin e BDI-së Arbër Ademi i cili drejton komisionin për çështje evropiane ku duhet të kalon propozimi

“Propozim ligji për Shërbimet Audio dhe Audiovizuele, i cili duhet të ndalojë piraterinë galopante dhe të pacipë, të sigurojë rregullimin e marrëdhënieve mes televizioneve dhe operatorëve kabllorë, si dhe transparencën në shpenzimin e parave të buxhetit – është bllokuar nga Arbër Ademi, kryetar i Komisioni për Çështje Evropiane, anëtar i BDI-së, të cilët tregojnë arbitraritet politik të përkrahur nga partneri tjetër qeveritar, deputetët e LSDM-së”, ka deklaruar Ivan Mirçevski, nga Asociacioni i Mediave të Maqedonisë.

Sipas tij, “anëtarët e AMM-së kanë pasur disa takime me përfaqësues të LSDM-së dhe BDI-së, ku na është bërë e qartë se njëra nga këto dy parti ka një qëndrim jashtëzakonisht joparimor dhe për ne joetik ndaj një televizioni tonë, për shkak të mosmarrëveshja me politikën editoriale të atijtelevizioni – sjellje që është skandal në vetvete”

“Se sa është problemi i piraterisë së madhe flet fakti se për më shumë se një vit Prokuroria Publike Themelore- Shkup nuk ka ngritur aktakuzë kundër një operatori satelitor, edhe pse janë dorëzuar një numër i madh i provave dhe shënimeve noteriale për vërtetimin e fakteve. Dyshojmë se ka edhe ngërç në Prokurorinë Publike për shkak të një rasti të rëndë kronikë, andaj AMM-së- do t’i dërgojë një reagim urgjent Prokurorisë së Lartë. Është shqetësues fakti që PPTH-ja nuk ndjek penalisht piraterinë, një krim i rëndë që shkakton dëme të mëdha për shumë subjekte, teleshikuesit dhe ne televizionet, për të cilat nëse është e nevojshme në një të ardhme të afërt do t’i drejtohemi këshillit të prokurorisë”, thotë Mirçevski.

Asociacioni i Mediave të Maqedonisë vlerëson se “me zvarritjen e projektligjit nga deputeti i BDI-së, Arbr Ademi, i cili është kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, i mundësohet Qeverisë të shpenzojë paratë buxhetore për qytetarët pa asnjë transparencë dhe kontroll. Nuk ka përgjigje në pyetjet tona se sa para ka shpenzuar Qeveria për të paktën 16 fushata të zhvilluara në periudhën e fundit”.

“Prandaj besojmë se duhet të miratohet urgjentisht ky Ligj për AVMU, i cili përfundimisht do t’i japë fund arbitraritetit të disa ministrave që keqpërdorin paratë e qytetarëve ekskluzivisht për promovim personal”, ka deklaruar Ivan Mirçevski, nga Asociacioni i Mediave të Maqedonisë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit