Ambasadori rus Aleksandar Bocan Kharchenko ka takuar sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin në fillim të takimit i ka dhënë një dhuratë.
Sipas raportimeve të mediave, ambasadori rus i ka dhuruar Vuçiqit një libër me titullin “Rreptësisht Konfidenciale”, vepër e ish-diplomatit dhe ambasadorit shumëvjeçar të BRSS në Uashington, Anatoly Dobrynin.
Pas takimit, Vuçiq ka postuar në Instagram ku ka shkruar: “Kemi shkëmbyer mendime edhe për marrëdhëniet dypalëshe, situatën në rajon dhe ngjarjet aktuale gjeopolitike”, ka thënë Vuçiq në Instagram.
Ai shtoi se i ka përcjellë Boçan-Kharçenkos urimin që dy kombet t’i presin festat e ardhshme dhe Vitin e Ri në paqe dhe begati.