Sunday, November 10, 2024
spot_img
BallinaLajmeAli, kur do të shkruash letër për “Monstrën”, “Sopotin”, “Kumanovën”, Shqiponjën, Harun...

Ali, kur do të shkruash letër për “Monstrën”, “Sopotin”, “Kumanovën”, Shqiponjën, Harun Aliun…?

Shkruan: Fejzi Hajdari

Ali Ahmeti ose nuk e dinë, ose ata që i ka afër që ia shkruajë fjalimet dhe Letrat e këtij lloji, si kjo e fundit, ose nëpërmjet këtyre paraqitjeve publike, duan t’ia zbehin edhe atë pak ndikim dhe autoritet që i ka ngelë ndër shqiptarët e Maqedonisë së Veriut (MV), pas skandaleve të fundit dhe dështimeve të njëpasnjëshme gjatë këtyre 23 viteve pushtet.

Ali Ahmeti e ka vetëm një meritë: Diskriminoi shqiptarët nëpërmjet kushtetutës dhe betonoi “Konceptin Unitar” të Maqedonisë, i cili në fakt është edhe gjeneratori kryesor i të gjitha krizave në raportin etnik shqiptar-maqedonas.

Ali Ahmeti edhe me “ligj” maqedonasve ua dorëzoi shtetin dhe nuk e definoi, përkufizoi me ligj e paragrafe ligjore, kushtetuese si shtet i dy popujve të barabartë (shqiptarë e maqedonas).

Këtë e kishte në dorë Aliu menjëherë pas luftës, por ai nuk e bëri, bile-bile ka dëshmitarë të gjallë edhe sot që thonë se kur deputetë e funksionarë të lartë të PPD-së (Partisë për Prosperitet Demokatik) kishin ngritur zërin për të mos e nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit pasi që dukshëm kishte pësuar ndryshime (në kontekst negativ për shqiptarë), kreu i BDI-së i ka marrë ne telefon dhe gjoja iu ka bërë presion që ta nënshkruajnë.

Pra thjeshtë Aliu që në start historinë ka filluar të shkruaj mbrapshtë, e të mos flasim se çfarë bëri në vitet e mëpastajme…
Pra, si rrjedhojë logjike lind pyetja te çdo shqiptar i Maqedonisë së Veriut se për cilët arritje flet Ahmeti dhe për cilën histori (në Letrën e tij!??!)

Sukses apo arritje e quan ofendimin kushtetues “popull 20%”, me gjuhë poashtu “statistikore”, kur janë në pyetje shqiptarët?
Cili është suksesi tjetër i yti Ali Ahmeti: Enciklopedia fyese e ofenduese për shqiptarët që doli në qarkullim derisa ti ishe në pushtet, herë me VMRO-në e Gruevskit, e herë me këta “partizanët e Gligorovit dhe Cervenkovskit” gjegjësisht LSDM-në?

O Ali, cili është suksese “allahile” tregona të paktën, një!

Vrasja e komandantëve që ndodhi derisa ti ishe në pushtet, apo mosndriçimi i vrasjeve të këtij lloji?

Mos vallë na qenkan sukses rastet e montuara, “Sopoti”, “Brodeci”, “Radishani, “Monstra”, “Lagjja e Trimave”, “djegia e dyqaneve dhe shtëpive shqiptare në “Gjorce Petrov”, rrahja e nxënësve shqiptarë në mënyrë të organizuar nga maqedonasit, apo mos na qenka suksese klithja e huliganëve maqedonas “Komiti”: “Vetëm shqiptari i vdekur është i mirë”, “Dhoma gazi për shqiptarët”…

Nuk po radhis më tepër argumente dhe dështime spektakolare që ta kursej lexuesin e nderuar…

Pra, Ali Ahmeti mëso (po i drejtohem edhe atyre që t’i shkruajnë Letrat) se historitë e popujve i bëjnë ngjarjet e lavdishme, zhvillimet cilësore dhe me peshë pozitive, rezultatet konkrete në rrafshin kombëtarë?

Pas luftës së 2001-shit ku morën pjesë bijtë më të mirë, një pjesë e madhe e të cilëve sot ndodhen në diasporë e gjetiu, cili është suksese në politikën tuaj 23 vjeçare?

Pra të gjithë ato zhvillime që i përmenda më sipër, janë rezultat i politikës tuaj apo më saktësisht rezultat i dështimeve tuaja spektakolare politike.

Ali Ahmeti edhe pas 23 vjetëve të qeverisjeve tuaja herë me VMRO-në, e herë më LSDM-në ne akoma jemi “popull 20%”, nuk po flas për të tjerat.

Nuk ju brenë ndërgjegjja nëse ju ka ngelë qoftë edhe një grimcë ndërgjegjje?

Ajo historia që ju e përmendni në Letrën tuaj, këtë do ta mbaj në mend edhe do ta shkruaj!

Nuk po shoh unë ndonjë “arritje” kombëtare të shqiptarëve, konform krekosjeve tuaja pas vitit 2001, përveç ca punësimeve sasiore dhe fatkeqësisht, jo cilësore.

Gjithsesi, punësimet nuk e zgjidhin çështjen e shqiptarëve, por gjeneratori kryesor dhe i vetëm për zgjidhjen e këtyre gjërave etnike është Kushtetuta e cila neve na super diskriminon që në start sepse na vë në një rrafsh me pakicat dhe jo me maqedonasit. Kjo është e vërteta e Historisë suaj TË DHIMBSHME, o Ali Ahmeti… Kaloi koha jote, shitjes së përrallave u erdhi fundi…

Duke i patur të gjitha këto dështimet (me përjashtim të disa rezultateve që nuk çojnë peshë shumë), më mirë do të kishte qenë e udhës ju të tërhiqeni ashtu siç jeni sot me pasuri të madhe ashtu siç po ua përshkruajnë mediat dhe me rastin “Soravia”, duke iu dhënë mundësinë brezave të rinj që kanë vizion dhe kapacitet politiko-intelektual e që janë pjesë e BDI-së.

Ali, koha e politikës tënde të dështuar përfundoi, ashtu siç e përmenda më sipër, mos të mashtrojnë ata që po t’i shkruajnë fjalimet dhe Letrat (cojle-bojle..).

Reflektimi, qoftë edhe i vonshëm, si në rastin tuaj, nganjëherë është gjysma e punës. Por edhe për të reflektuar, “fatkeqësisht’ nevojitet kapacitet…!

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit