Lideri i Alternativës, Afrim Gashi pjesë e Lidhjes Europiane për Ndryshim nga Uashingtoni ka realizuar intervistë virtuale me TV21.
Në “10 Minuta”, Gashi ka komentuar takimin e djeshëm mes funksionarëve të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe Vetëvendosjes në Prishtinë të Kosovës.
Thotë se ky takim tregon se Ali Ahmetit, liderit të BDI-së i pengon Albin Kurti – lideri i Vetëvendosjes, dhe për këtë të fundit ka nevojë LSDM-ja.
Shton se ky takim dëshmon se LSDM nuk po merret vesh me BDI-në.
“Vërtetë është konfuze. Si duket kanë problem me BDI-në ata (LSDM), nuk po merren vesh, se Ali Ahmetit i pengon Albin Kurti, LSDM-ja paska nevojë për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Mendoj se duhet t’i sqarojnë këto dilema ata, se cili është roli i Vetëvendosjes në Maqedoni: pozitiv apo negativ? Kur t’i sqarojnë këto dilema, mendoj se duhet të dalin në publik”, tha Gashi.