Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëAlarmante, 46% e grave në Maqedoninë e Veriut – viktima të dhunës...

Alarmante, 46% e grave në Maqedoninë e Veriut – viktima të dhunës në familje

46% e grave në Maqedoninë e Veriut ishin viktima të dhunës psikologjike, fizike apo seksuale. Numrat ndezën alarmin. Problemi fillon në shtëpi dhe në shkollë, filozofia e mosdhunës duhet të bëhet pjesë e procesit arsimor, thotë profesoresha dhe deputetja, Siljanovska-Davkova.

“Hapi i parë në përballimin sistematik është parandalimi, kjo është më e rëndësishmja. Duhet patjetër të pranojmë se është koha më, sidomos pas rastit së Vanjës, të fillojmë në shtëpi, në shkollë, në një mënyrë ndryshe t’i zgjidhim marrëdhëniet ndërnjerëzore në atë si respektimi i personit edhe të fëmijëve, grave, tek të gjithë.”, – deklaroi deputetja, Gordana Siljanovska-Davkova.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale vlerëson se parandalimi është kyç për zgjidhjen e problemeve me dhunën.

“Nuk është i prekur vetëm vendi ynë me dhunë, por ndodh edhe në vendet më të zhvilluara dhe më demokrate, megjithatë nuk duhet të heshtim në dhunë, nuk duhet ta injorojmë përkundrazi duhet të gjithë së bashku Parlamenti, institucionet, organizatat qytetare, të luftojmë para se gjithash ta promovojmë më shumë parandalimin dhe kur ndodh dhunë t’i mbrojmë të gjitha viktimat e dhunës”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, përcjell PRESSonline.al

Statistikat tregojnë se meshkujt janë më shpesh viktima në hapësirën publike dhe femrat në hapësirën private apo në familje. Aty ku duhet të ndihen më të sigurt.

“Policia ka rol të rëndësishëm në të gjithë procesin e preventimit, në procesin e mbrojtjes së viktimave dhe në procesin e përndjekjes së autorëve të krimit.”, – u shpreh Zhaklina Pisarovska nga MPB-ja.

Ligje ka, por duhet ndryshuar edhe praktika gjyqësore. Një numër i vogël i rasteve, numri i të cilave po rritet vazhdimisht, përfundojnë me burg.

“Nga viti 2021 janë shqiptuar 7 dënime me burg, në vitin 2022 janë shqiptuar 24 dënime me burg, ndërsa në vitin 2023 janë shqiptuar 30 dënime me burg.”, – theksoi gjykatësja në Gjykatën Themelore Penale, Ola Ristova, përcjell PRESSonline.al

Nevojiten fushata të vazhdueshme për ndërgjegjësimin e publikut, si dhe më shumë qendra për përkujdesjen ndaj viktimave të dhunës në familje dhe me bazë gjinore.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit