Aktivistë të BDI-së nga Saraji ka shkruar në adresë të INA se janë në hall se çka po ndodhë në degën e tyre, pas ndarjeve që ndodhin me grupin tashmë të shuar të “zjarrit”. “Ne jemi në hall. Doli i pakënaqur Blerim Bexheti dhe Ali Ahmeti në stilin e njohur duke mos iu nënshtruar presioneve dhe kushtëzimeve e solli Rafis Halitin-Msusin si koordinator të degës. Tash nuk e dijmë se çka do të ndodhë dhe kush do ta marr primatin në degë, pasi që ka pretendentë të rinj për të udhëhequr përpara”, shkruan një aktivist i kësaj partie.
“Grupi i zjarrit” ku ndër të cilët ishte edhe Blerim Bexheti si sekretar organizativ i BDI-së kishte shprehur pakënaqësi duke shprehur kritika ndaj ekzekutivit të kësaj partie në organet e pushtetit qendror. Por megjithatë funksionarët e lartë të kësaj partie nga kjo zonë përfshirë zëvendësministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepin si dhe drejtor të tjerë mbetën në anën e kreut të BDI-së, që nuk ishte pajtuar me vendimet e “Grupit të Zjarrit”. Tensionet dhe padurueshmëritë brenda strukturës së kësaj partie ende janë në nivelin e njejtë, pavarësisht se ka një dakordim të Ahmetit me Bexhetin dhe pjesën tjetër të strukturës së të pakënaqurëve të “zjarrit” që nuk iu bashkuan Izet Mexhitit në formimin e subjektit të ri politik.