Wednesday, December 11, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteAktakuza e re në Hagë, Hajredin Kuçi dhe Isni Kilaj sot paraqiten...

Aktakuza e re në Hagë, Hajredin Kuçi dhe Isni Kilaj sot paraqiten për herë të parë në seancë

Ish-zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ish-kryetari i Malishevës Isni Kilaj do të paraqiten në seancën në Gjykatën Speciale në Hagë, për herë të parë që nga ngritja e aktakuzës ndaj tyre.

Ata do të dalin para gjykatës në procesin gjyqësor që po zhvillohet edhe ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Bashkim Smakajt, si dhe ish-luftëtarit të UÇK-së Fadil Fazliu.

Seanca ku do të paraqitet Kuçi fillon nga ora 10:00, ndërsa Kilaj del para gjykatës nga ora 13:00.

Thaçi dhe Smakaj, nuk janë deklaruar rreth aktakuzës së ngritur ndaj tyre për ndikimin mbi dëshmitarët.

Ndërkaq, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, është deklaruar i pafajshëm.

Thaçi ishte ai që u paraqit i pari para Dhomave të Specializuara në Hagë. Gjatë seancës tha se ai nuk do të deklarohet, pasi nuk e ka lexuar aktakuzën në tërësi.

Në paraqitjen e tij, Thaçi tha se “krejt papritmas para 2-3 ditësh” u njoftua për aktakuzën e re dhe nuk ka pasur kohë që ta diskutojë në thelb këtë dokument me ekipin e tij mbrojtës.

Në versionin e redaktuar të aktakuzës prej 15 faqesh, thuhet se Thaçi është takuar me katër të akuzuarit e tjerë në qendrën e paraburgimit në Hagë dhe aty pretendohet se ai u ka dhënë udhëzime se si të dëshmojnë dëshmitarët në rastin kundër tij.

Aktualisht në Hagë është duke u zhvilluar gjykimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit