Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeAksion i madh policor, po arrestohet në katër qytete të vendit

Aksion i madh policor, po arrestohet në katër qytete të vendit

Sot në orët e hershme të mëngjesit, nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Administrata e Policisë Financiare me asistencën e njësive të MPB-së në disa lokacione në Negotinë, Kavadar, Manastir dhe Ohër po kryen kontrolle dhe ndalim të personave të dyshuar.

Aksioni është rezultat i një procedure para hetimore, me emrin e koduar “Zinxhir”, për krime kundër financave publike, transaksioneve të pagesave dhe ekonomisë, të cilin prokuroria e ka zhvilluar me Drejtorinë e Policisë Financiare dhe hetues të Qendrës Hetimore të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Pas përfundimit të aksionit, prokuroria do të japë informacion të detajuar për rastin

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit