Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëAksidenti tragjik me 8 të vdekur në Këlcyrë, flet nga vendngjarja Prokurori...

Aksidenti tragjik me 8 të vdekur në Këlcyrë, flet nga vendngjarja Prokurori Çano

Tetë persona kanë vdekur kur një veturë e cila dyshohet se po bartte emigrantë doli nga rruga dhe ra buzë një lumi në jug të Shqipërisë, njoftoi Policia shqiptare. Aksidenti ndodhi në rrugën Këlcyrë-Përmet në jug të vendit. Policia tha se drejtuesi i veturës, i cili po i bartte shtatë emigrantë të jashtëligjshëm, e humbi kontrollin mbi timonin dhe doli nga rruga duke rënë buzë lumit Vjosa. Paraprakisht, Policia kishte thënë se shtatë emigrantët e paligjshëm së bashku me shoferin humbën jetën në vendin e ngjarjes. Policia hasi një veturë që po udhëtonte me shpejtësi të madhe dhe se ajo i kishte shpërfillur urdhrat e oficerëve për t’u ndalur, duke vazhduar drejt Përmetit. Oficerët e ndoqën deri në afërsi të vendit të ngjarjes veturën dhe se “kur nuk e kanë parë më mjetin që po ndiqnin, efektivët e policisë kanë inspektuar zonën dhe kanë parë shenjat e aksidentit të rëndë”, tha drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa.

“Në përpjekje e sipër për t’i bërë shenjë për të ndaluar, automjeti është kthyer menjëherë në drejtim të qyteti të Përmetit. Patrulla e policisë e cila ishte në shërbim për kontrollin e territorit si dhe aksin “Përmet-Këlcyrë”, me automjetin e vet është përpjekur që të marrë në kontroll vizual automjetin deri në afërsi të vendit të ngjarjes. Ka parë shenja të një aksidenti rrugor dhe më pas kanë mundur të lokalizojë automjetin që ka rënë në afërsi të lumit Vjosa. Dyshohet që drejtuesi i mjetit ka qenë një qytetar që jemi duke punuar, dyshohet se është nga qyteti i Shkodrës ndërsa personat e tjerë dyshohet se janë emigrantë të paligjshëm”, deklaroi Ardian Çipa, drejtor i policisë së Gjirokastrës.

Shqipëria është pjesë e rrugës ballkanike që e përdorin emigrantë të paligjshëm për të shkuar drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Ata hyjnë në territorin shqiptar nga Greqia dhe më pas udhëtojnë drejt Malit të Zi, në përpjekje për të arritur në BE. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit