Ministria e Brendshme njofton se vendkalimi kufitar me Greqinë është funksional dhe nuk ka pasur ndalesa si pasojë e aksidentit në “Evzoni”.
Ky reagim i dikasterit të Brendshëm vjen pas informacioneve të publikuara në disa media se hyrja për në Greqi është ndaluar për orë të tëra.
Në aksidentin e mëngjesit të sotëm mes një veture dhe një autobusi në pjesën e Greqisë u regjistruan të paktën 4 viktima dhe 40 të tjerë të lënduar.