Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeAhmeti: Të gjithë engjëj nuk janë në BDI, edhe unë dua drejtësi

Ahmeti: Të gjithë engjëj nuk janë në BDI, edhe unë dua drejtësi

Unë e kam thënë që para 15 viteve se në BDI nuk janë të gjithë engjëj – tha në konferencën e sotme për media Ali Ahmeti, duke përsëritur qëndrimin për hetime ndaj funksionarëve të partisë së tij.

“Unë kam organet politike, nuk kam organe prokurorie dhe organe hetuese në BDI. Kjo punë u takon atyre që paguhen prej taksapaguesve. Taksapagues jam edhe unë, për t’u ndjekur drejtësia, për t’u vendosur rend dhe rregull në shtet. Edhe unë paguaj taksa”, the Ahmeti, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me Ramiz Merkon dhe bizneset e anëtarëve të familjes së tij.

Sa i përket kredibilitetit të organeve gjyqësore në vend, Ahmeti shtoi se partia e tij ka kërkuar edhe kyçjen e ekspertëve ndërkombëtarë në hetimin e funksionarëve shtetërorë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit