Wednesday, December 11, 2024
spot_img
BallinaLajmeAhmeti mesazh para Kushtetueses: Sot duhet të hidhen poshtë 13 iniciativat për...

Ahmeti mesazh para Kushtetueses: Sot duhet të hidhen poshtë 13 iniciativat për abrogimin e gjuhës shqipe

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, para Gjykatës Kushtetuese tha se, kjo e fundit duhet t’i hedhë poshtë 13 iniciativat që shfuqizimin e gjuhës shqipe, që siç tha, ky do të ishte një vendim i mençur, përcjell TV21. Ahmeti tha se, aty nuk janë mbledhur për tu përplasur por që të dëgjohet zëri i arsyes.

“Sot kjo gjykatë e njëanshme duhet të hedhë poshtë 13 iniciativat për suprimimin gjuhës shqipe. Ky do të ishte vendimi më i mençur i tyre se edhe ashtu etnikisht janë të pastër aty, pa praninë e komuniteteve më të madha shqiptar dhe komunitetit të tretë turk. Ne duam paqen, stabilitetit, ne kemi ardhur familjarisht. Nuk kemi ardhur as të përplasemi por të dëgjohet zëri i arsyes. Çdo vendim, le ta dinë gjykatësit, që do të futet në zemëratën, në revoltën e çdo shtëpie këtu në Republikën e Maqedonisë”, tha Ali Ahmeti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit