Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeAhmeti kërkon nga autoritetet e Kosovës koordinim me ndërkombëtarët

Ahmeti kërkon nga autoritetet e Kosovës koordinim me ndërkombëtarët

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – partia më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut – Ali Ahmeti, ka dënuar sulmet e protestuesve serbë në Veri të Kosovës kundrejt trupave paqeruajtëse të KFOR-it, ndërsa i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të ketë koordinim me bashkësinë ndërkombëtare për veprimet në atë pjesë të Kosovës.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se me shqetësim është duke e përcjellë situatën në Veri të Kosovës “dhe dënoj ashpër sulmin ndaj forcave paqeruajtëse të KFOR-it nga ana e protestuesve të dhunshëm”.

“Apeloj për deeskalim të situatës, rikthim të dialogut mbi parimin e njohjes së ndërsjellë dhe konform qëndrimeve të faktorit ndërkombëtar”, shkroi Ahmeti në Facebook.

Ndërkaq, kreu i BDI-së theksoi se “integriteti dhe sovraniteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm dhe realitet i pakthyeshëm”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit