Ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Ageler, informoi në një konferencë për media se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe gjykatësi i Apelit Enver Bexheti janë vendosur në listën e zezë amerikane për shkak të përzierjes politike dhe përpjekjeve për të dëmtuar imazhin e sistemit gjyqësor në vend. Ajo theksoi se atyre dhe familjeve të tyre u është ndaluar hyrja në SHBA, dhe ndërkohë, në Washington po shqyrtohen sanksione të tjera.
Departamenti i Shtetit i Amerikan mori një hap të rëndësishëm dje në luftën kundër korrupsionit, duke vendosur ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe gjykatësin e Apelit Enver Bexheti në listën e zezë amerikane për shkak të përzierjes politike në sistemin gjyqësor. Si rezultat, atyre dhe anëtarëve të afërt të familjeve të tyre u është ndaluar hyrja në SHBA. Ndërkohë, në Washington po shqyrtohen edhe sanksione të tjera, tha Ageler.
Siç tha ajo, shpreson se me këtë veprim do të tregojnë se SHBA përdor të gjitha mjetet e mundshme për të kërkuar përgjegjësi nga këta individë, aktivitetet kriminale të të cilëve dëmtojnë sigurinë, stabilitetin dhe sundimin e ligjit në Maqedoninë e Veriut.
“Siç e kërkon ligji në SHBA, ne duhet t’i vendosim në listën e zezë ata individë për të cilët ka prova se janë përfshirë në korrupsion, pa marrë parasysh funksionet e tyre të mëparshme ose të tanishme. Ne themi se drejtësia është e verbër, por ajo duhet të jetë e paanshme dhe objektive për të gjithë, pa marrë parasysh parti politike, gjini apo përkatësi etnike”, shtoi Ageler.
Ajo mendon se korrupsioni në asnjë formë nuk duhet të tolerohet në këtë shtet.
“ Ata që minojnë sundimin e ligjit për shkak të përfitimeve personale, duke e bërë këtë në dëm të popullit të Maqedonisë së Veriut, duhet të kuptojnë se korrupsioni ka pasoja. SHBA do të vazhdojë të kërkojë përgjegjësi nga të gjithë ata që janë të përfshirë në korrupsion, dhe shpresoj që edhe sistemi gjyqësor dhe ata që zbatojnë ligjin në këtë shtet do ta bëjnë të njëjtën gjë. Qytetarët e këtij vendi e meritojnë këtë”, shtoi Ageler.