Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka qenë i pranishëm sot në sfidën e Euroligës mes skuadrës serbe, KK Partizani dhe asaj greke, Panathinaikos.
Abazoviq nëpërmjet një postimi ka bërë të ditur se ai mori ftesë për ta shikuar këtë ndeshje, duke thënë se është një nder që është mysafir i Partizanit.
Ai ka falenderuar drejtorët e klubit dhe tifozëve për pritjen.
Postimi i tij:
Është nder të jesh mysafir i KK Partizanit!
Faleminderit drejtuesve të klubit dhe tifozëve për pritjen e ngrohtë. Kjo është më shumë se basketboll dhe sport!