Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeA u uzurpua selia në Tetovë? Lloga për TV21: Jemi në shtëpinë...

A u uzurpua selia në Tetovë? Lloga për TV21: Jemi në shtëpinë tonë

 I pyetur rreth raportimit të disa mediave se kreu i KQ të ASH-së Ziadin Sela e ka uzurpuar selinë e partisë në Tetovë dhe se aty ka shkuar me asistencë të policisë, sekretari gjeneral i kësaj partie, njëherit edhe ministër i drejtësisë, Krenar Lloga i tha TV21, se selia ku Sela mbajti konferencën për media, është shtëpia e tyre politike dhe se të tjerë janë ata që e kanë shitur shtëpinë përmes rrjeteve sociale, duke aluduar tek kryetari i partisë Arben Taravari i cili përmes Facebookut kumtoi vendimin për koalicion me LEN-in.

“Ne jemi në shtëpinë tonë politike, të tjerët përmes rrjeteve sociale e kanë shitur shtëpinë e tyre dhe këtë e ka paralajmëruar Hristjan Mickoski i VMRO-DPMNE”, tha Lloga në përgjigjen e shkurtër me shkrim për TV21.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit