Pavarësisht nacionalitetit, secili person që fiton shtetësinë kroate, ka të drejten të udhëtojë lirshëm në shumë shtete të botës, përfshirë edhe Gjermaninë, Francën dhe Austrinë, transmeton albinfo.ch
Gjithashtu shumë kosovarë që kanë shkuar të punojnë në Slloveni për disa vjet, derisa të pajisen me vizën sllovene, mund të udhëtojnë drejt një shteti tjetër më të fuqishëm, për një jetë më të mirë dhe paga më të larta.
Shtetasit në Slloveni që janë me statusin ligjor afatgjatë (jo të limituar në kohë) me përcaktimin “rezident za daljši čas – ES”, mund të hyjnë në Gjermani pa vizë për qëllime të punësimit.
Secili që dëshiron ta lërë Slloveni, mund ta bëjë këtë dhe të fillojë të jetojë në një shtet tjetër evropian, me disa procedura.
Mirëpo si Gjermania, ashtu edhe Austria dhe Franca, kanë ligje strikte që pritja e drejtës për të punuar zgjat mes 3 deri në 4 muaj, pas qëndrimit në shtetin përkatës.
Fillimisht duhet të aplikohet në komunën më të afërt të vendit ku keni zgjedhur të jetoni, duke shtruar kërkesë për leje pune, pastaj me kompletimin e dokumenteve përkatëse, brenda një afati afro 100 ditësh personit mund t’i aprovohet e drejta për të punuar.