Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeA fuqizohet më shumë blloku opozitar me bashkëngjitjen e ASH-së?

A fuqizohet më shumë blloku opozitar me bashkëngjitjen e ASH-së?

Skena politike në Maqedoninë e Veriut vetëm sa shkon e bëhet më interesant kjo përshkak të zgjedhjeve të dyfishta që do të mbahen më 8 maj. Ajo që është e çuditshme në këto zgjedhje është fakti që për herë të parë po formohet dy blloqe të fuqishme pushtet dhe opozitë ashtu si duhet të kishin qenë edhe shumë më herët. Kjo në fakt si praktikë ka ekzistuar në kampin maqedonas, por që tani në këto zgjedhje kjo praktikë është e pranishme edhe në kampin politikë shqiptarë. Çka përfitojnë shqiptarët nga bashkimi i partive politike? Ajo që është kryesore dhe bazike është ruajtja e trupit votues në kampin shqiptarë, vota e shqiptarit për shqiptarin cilin do qoftë. Çështja tjetër është shumë me rëndësi që vetëm përmes një bashkimi mund të bëhet unifikimi, rritja e numrit të deputeteve shqiptarë rrjedhimisht edhe faktorizimi.

ASH bashkë me LEN mundësojnë garë demokratike dhe fer – 

E filluan këtë bashkëpunim në emër të ndryshimit, gjatë rrugëtimit u kuptua që sinqerisht kanë qëllim ndryshimin sepse u bashkuan dy ish miq të ndarë e të përçarë Kasami dhe Gashi. Iniciatori i këtij ndryshimi ishte Izet Mexhiti me lëvizjen e re, por i paraprinte edhe Kasami i cili tashmë kishte korrur sukses të jashtëzakonshëm në Komunën e Tetovës. U bashkuan tre parti për të formuar një koalicion të cilin e emëruan si Lidhja Evropiane për Ndryshim. 

Këshilltari i vetëm i Albin Kurtit për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, në ditën e hapjes së zyrave të LEN tha se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë shtylla e katërt e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ai mes tjerash tha se do të kontribuojnë për ndryshim politik në Maqedoninë e Veriut, bashkë me Lëvizjes Demokratike, Alternativën dhe Lëvizjen Besa.

Nga kjo kuptohet që LEN do ta ketë edhe përkrahjen direkte nga VV e Albin Kurtit, madje këtë e kanë bërë publikisht edhe nëpërmjet takimeve që Kurti ka ftuar krerët e partive opozitare në Prishtinë, ku ftesë speciale dërgonte edhe për kreun e ASH-së, Arben Taravari, për t’i kërkuar që t’i bashkohet këtij karavani, për të sjellë ndryshim në Maqedoninë e Veriut.

Javën që lamë pas, pas vonesës së panevojshme kryetari i ASH-së, Arben Taravari, doli publikisht dhe tha që ai si kryetar partie propozon tek anëtarët e Kuvendit të partisë që ta përkrahin që kjo parti të pozicionohet në boshtin opozitar për ta sfiduar partinë që ka qeverisur 20 vite me vendin. 

Por, pas kësaj Taravari është përballur me një sërë problemesh nga ish kryetari i partisë, Ziadin Sela, i cili tha se është i tradhtuar nga Taravari, dhe i njëjti kërkonte edhe shkarkimin e tij duke aluduar në keqpërdorim të statutit të partisë. Por, kjo në fakt u pa qartësisht dhe u lexua nga publiku si tentim i Selës për ta penguar bashkimin e opozitës shqiptare. 

Nga ana tjetër, Taravari ka shkruar që është i mahnitur nga mesazhet me mijra që ka marr pas shprehjes së qëndrimit të tij personal që ASH duhet të shkojë me opozitën. Kjo në fakt është edhe përgjigja më reale e asaj që presin qytetarët. Bashkimi i ASH-së me LEN mundëson një fitore bindëse në kampin politik shqiptarë. 

Demokratike është që opozita shqiptare po merr formë dhe kuptim – 

Populli shqiptarë gjithmonë kanë qenë ithtarë të bashkimit, madje para disa viteve si pasojë e mos bashkimit të opozitës së atëhershme votuesi shqiptarë këtë revoltë e shprehi duke votuar parti maqedonase, dhe një numër i madh votash iku nga kampi shqiptarë drejtë atij maqedonas. Ky bashkim i opozitës shqiptare në emërimin e përbashkët Lidhja Evropiane për Ndryshim do të ndikojë që gjitha votat do të kthehen në vendin e tyre në kampin shqiptarë. Dhe, kjo duhet të ndodhë sepse ishte i pakuptimtë garimi i partive maqedonase në terrenin shqiptarë.

Lëvizja Besa si parti opozitare është fuqizuar jashtë mase, kreu i kësaj partie për herë të parë arriti ta fitojë BDI-në dhe ta “dëbojë” nga selia e partisë. Tetovën e fitoi Bilall Kasami në garë me pushtetin në krye me Teuta Arifin. Por, Besa siduket ka rikthyer shpresën te qytetarët përgjatë kësaj periudhe të qeverisjes kjo parti është fuqizuar edhe më shumë dhe siduket qëndron fuqishëm në rajonin e Pollogut, zona prej ku del edhe numri më i madh i deputetëve shqiptarë.

Nga ana tjetër Alternativa dhe Lëvizja Demokratike së bashku qëndrojnë fuqishëm në zonën 1 dhe 2, zona që poashtu nxjerrin numër të konsiderueshëm të deputetëve shqiptarë, kjo nënkupton që konsolidimi i opozitës shqiptare ndikon në një shtrirje ideale në zonat posaçërisht të populluara me shqiptarë.

Prandaj, bashkimi opozitarë është një strehë e qytetarëve të dëshpëruar nga pushteti si dhe do të ndikojë në rikthimin e votës shqiptare që kishte ikur në kampin maqedonas. Shqiptarët e duan bashkimin prandaj edhe do të jenë pro secilit bashkim. Dhe, një koalicion i tillë do të ndikojë qartazi në fitimin e një numri të madh të deputetëve, nuk përjashtohet mundësia që mund të kenë edhe mbi 10 deputetë në legjislaturën e ardhshme.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit